TV Klan kopjon formatin e sukseshëm në Top Channel, “Për’puthen”

Top Channel transmetoi për herë të parë në Shqipëri një emision në formatin reality show love, “Për’Puthen”, i integruar brenda programit “ E Diell”.

Ai u kthye shumë shpejt në një prej emisioneve më të dashura për shqiptarët , ku 40 episodet e transmetuara çdo të diel morën rreth 23 milionë klikime vetëm në platformën YouTube.

TV Klan, duke parë suksesin absolut të këtij formati, të panjohur më parë në Shqipëri, ka vendosur që ta “përvetësojë”, ose më saktë të themi, tw kopjojw këtë emision.

Ka qenë vetë një nga prezantueset e këtij televizioni që ka ‘njoftuar’ në rrjetet sociale kopjimin e formatit të Top Channel, edhe pse përpiqet që ta shesë si një risi të TV Klan.

Alketa Vejsiu ka njoftuar nisjen e një formati “Love Show” në TV Klan, që nuk është asgjë më shumë sesa një kopje e  “Për’Puthen” që transmetohet suksesshëm në Top Channel.

Praktika e vjedhjes së emisioneve ekskluzive të Top Channel, nga TV Klan, nuk është e panjohur për publikun. Edhe emisioni i humorit “Klanifornia”, që u prezantua me pompozitet, rezultoi një kopje e shëmtuar e Portokallisë dhe një dështim total.

Rënia e cilësisë së programeve ekzistuese në TV Klan dhe kopjimi i formateve të reja nga Top Channel ka bërë që ky television të ketë një ulje drastike të audiencës dhe të të ardhurave, pasi sponsorët kryesorë e kanë braktisur.

Sipas një raporti të publikuar nga Birn, TV Klan pësoi një rënie të konsiderueshme në të ardhura  për vitin 2019, në masën 24%.

Check Also

Mungonte gjuha shqipe, bashkia zvicerane shfajësohet për instalacionin që ofendoi shqiptarët

Një instalacion në formën e zemrës në qendër të qytetit të Bulle në Zvicër ka …

Disa ditë pas martesës, Prokuroria trondit Fjolla Morinën, ndryshon akuza

Ka ndryshuar akuza për këngëtaren Fjolla Morina, nga “armëmbajtje pa leje”, “në trafikim të armëve …

Përmbytjet në Tiranë, fotoja që tërhoqi vëmendjen e “The Guardian” në 2016

Nga njëri dimër në tjetrin sapo tërhiqen ujërat, ne harrojmë. Por përmbytjet tek ne janë …

One comment

  1. Emisioni i Per’puthen qe jep Topi, eshte kopje e te njejtit emision qe behet ne mediat me te medha ne shume shtete, Itali, Spanje, USA, etj. Ndaj mos e quani kot si gjetje te Topit. Jete e mot, qe kur jane krijuar, te gjitha emisinet e TV tona jane kopje te atyre te huaja. Kaq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *