Sot Dita e Bajames, frutit çudibërës të lashtë sa bota

16 shkurti në shumë vende të botës dhe sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njihet si Dita e Bajames. Dhe jo më kot! Bajamet përmenden herët në historinë e njerëzimit, madje ato zënë vend edhe në rrëfimet e Biblës. Ato ishin një përbërës i çmuar në bukën që u servirej faraonëve të Egjiptit. Prejardhja e tyre e saktë është e panjohur, por bajamet mendohet se kanë origjinën në Kinë dhe Azinë Qendrore. Eksploruesit hanin bajame ndërsa udhëtonin në “Rrugën e Mëndafshit” midis Azisë dhe Mesdheut. Shumë kohë më pas, pemët e bajames lulëzuan edhe në Mesdhe, veçanërisht në Spanjë dhe Itali. Pema e bajames u dërgua në Kaliforni (SHBA) nga Spanja në mesin e viteve 1700 nga fretërit françeskanë.
Gjatë historisë, bajamet kanë ruajtur rëndësinë fetare, etnike dhe shoqërore. “Libri i Numrave” të Biblës tregon historinë e Aaronit rruga e të cilit lulëzoi dhe lindi bajame, duke u dhënë bajameve simbolikën e miratimit hyjnor.

Romakët shfaqen të porsamartuar me bajame si një bukuri pjellorie. Sot, amerikanët u japin mysafirëve në dasma një qese bajame me sheqer, që përfaqësojnë fëmijë, lumturi, romancë, shëndet të mirë dhe pasuri. Në Suedi, pudingu i orizit me shije kanelle me një bajame të fshehur brenda është një zakon i Krishtlindjes.
Bajamet janë ndër arrorët më të mirë për organizmin
Ato janë të pasura me magnez, kalium, fibër dhe proteinë, të cilat janë shumë të rëndësishme për mbarëvajtjen e funksionit të shumë organeve në trupin e njeriut.
Ekspertët e AgroWeb thonë se këto fruta të thata duhen konsumuar rregullisht për të ofruar një larmi përfitimesh duke nisur që nga ulja e kolesterolit e deri tek rënia në peshë. Këto përfitime mund të merren edhe duke konsumuar një sasi të vogël bajamesh çdo ditë.

Përfitimet që merrni duke ngrënë 4 bajame në ditë
Duke ngrënë 4 bajame në ditë, trupi juaj do të marrë 6 përfitime direkte.
Zemër e fortë
Antioksidantët, flavonoidët dhe vitamina E tek bajamet ulin rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës dhe e bëjnë atë më të fortë. Ekspertët thonë se ngrënia e rregullt e bajameve ul rrezikun e atakut në zemër me 50 përqind.
Kolesterol i ulët
Bajamet janë një burim i shkëlqyer i vitaminës E dhe kjo e fundit është një antioksidant i fuqishëm. Antioksidantët mbrojnë qelizat nga dëmtimet e shkaktuara prej radikaleve të lira, ulin kolesterolin në gjak, pastrojnë enët e gjakut dhe pengojnë aterosklerozën.
Mendje e mprehtë
Antioksidantët dhe substancat e tjera që gjenden tek bajamet janë të rëndësishme për shëndetin e trurit. Konsumi ditor i bajameve përmirëson aktivitetin dhe funksionet e trurit dhe e bën atë më të mprehtë.
Kockat dhe dhëmbët
Bajamet përmbajnë fosfor dhe ky mineral i bën kockat dhe dhëmbët më të fortë. Ekspertët këshillojnë se njerëzit që vuajnë nga osteoporoza duhet të konsumojnë bajame çdo mëngjes.
Mbipesha
Bajamet përmbajnë shumë fibër e cila ju mban të ngopur për shumë gjatë duke penguar ngrënien e tepërt. Fibra rregullon tretjen dhe pengon akumulimin e depozitave dhjamore. Ekspertët thonë se nëse njeriu ha bajame të paktën dy herë në javë ka 30% më shumë gjasa për të mos shtuar në peshë.
Sheqernat në gjak
Këto arrorë janë të domosdoshëm për uljen e nivelit të sheqerit në gjak dhe të rëndësishëm për shëndetin e diabetikëve. Bajamet dhe nën produktet e tyre rekomandohen kundër diabetit nga shumë ekspertë të fushës.

Nëse hani bajame para se të flini:
Të gjithë hasim probleme me gjumin ndërkohë që një nga faktorët kryesorë të gjumit jo të qetë lidhet drejtpërdrejtë me mënyrën e të ushqyerit. Dietologë dhe studime të shumta kanë treguar se disa ushqime të cilat konsumohen para se të flemë ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së gjumit. E për rrjedhojë ndihmojnë organizmin dhe trupin që të çlodhet dhe të relaksohet gjatë orëve kur është në shumë.
Efektet e bajameve në përmirësimin e gjumit
Një nga produktet më të rekomanduara janë bajamet. Midis të gjitha ushqimeve të tjera, bajamet përmbajnë të gjithë përbërësit që ndikojnë direkt në përmirësimin e gjumit. Konsumimi i bajameve ndihmon trupin të gjejë menjëherë qetësinë e nevojshme për të rënë në gjumë. Bajamet janë të pasura me proteina dhe izolojnë urinë e tepërt në darkë. Por më shumë se sa frenojnë urinë ato përmbajnë pesë elementë të rëndësishëm ushqyes të cilët përmirësojnë gjumin. Të pestë këto elemente bashkëveprojnë duke i shndërruar bajamet në një ushqim të fuqishëm që shmangin urinë e tepërt, qetësojnë muskujt dhe nervat dhe ju ndihmojnë për një gjumë më të mirë.

Pesë elementët që nxisin gjumin e mirë:
Triptofani: Është një amino acid i cili prodhon dy neurotransmetues kyç, melatoninën dhe serotoninën. Melatonina ndihmon në mirëmbajtjen e regjimit të trupit, që ju të flini në darkë dhe të zgjoheni në mëngjes. Serotonina ndihmon në rregullimin e humorit duke larguar stresin e duke ndihmuar në një gjumë të mirë. Bajamet janë ndër produktet më të pasura me triptofan.
Magnezi: Studimet kanë treguar se mungesa e qoftë një sasie të vogël magnezi ndikon në një gjumë të parehatshëm. Magnezi ndihmon në funksionimin e mirë të muskujve duke nxitur çlodhjen gjatë gjumit.
Kalçiumi: Rritja e nivelit të kalçiumit rrit hormonin e melatoninës çka nxit përgjumjen. Studimet tregojnë gjatë gjumit të thellë niveli i kalçiumit në trup është shumë i lartë.
Niacina: Stresi çon në ankth dhe depression dhe të dyja këto fenomene ndikojnë negativisht në gjendjen e humorit duke sjellë pagjumësinë. Niacina luan një rol kyç në rregullimin e stresit duke ndihmuar në çlirimin e ankthit dhe depresionit duke nxitur një gjumë më të mirë.
Proteina: Sa më gjatë të qendroni pa ushqim aq shumë do të ulet niveli i sheqerit në gjak. Ky fenomen është ndër shkaktarët kryesorë të zgjimit në mes të natës. Duke konsumuar një produkt që në përmbajtjen e tij ka proteina zgjimi papritmas natën do të shmanget.

Check Also

Një kalë që shikon garat me kuaj…

Në Britani mund dhe të shikosh një 3-vjeçar që ndjek garat me kuaj në shtëpi, …

Miti i intubimit – Çfarë na tregojnë statistikat: Vdes apo shpëton

“Nëse futesh në intubim nuk ka kthim mbrapa!” Ky është një mit urban që në …

Qyteti i vogël belg bëhet qendra e botës falë Pfizer

E ardhmja e botës varet nga një qytet belg aq i vogël saqë parkingu i …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *