Shpella më e madhe në botë

Falë ekspeditave të bëra në Vietnam, CNN Travel, zbulon të fshehtat e shpellës më të madhe në botë, Son Doong. Shpesh, shpella është bërë pjesë e studimeve nga shkencëtarë, por edhe aventurierë nga e gjithë bota, në përpjekje për të zbuluar të fshehtat e saj.

Megjithatë, vetëm në vitin 2018, një grup zhytësish profesionistë nga Britania, arritën të eksploronin rrugët ujore më në thellësi dhe të përcaktonin se në fakt shpella ishte edhe më e madhe nga sa mendohej, si dhe fshihte një numër të madh gjallesash që jetonin aty, duke e bërë atë një ekosistem shumë të pasur.

Gjatë zhytjes, ata zbuluan një tunel nënujor që lidh Son Doong (që do të thotë “Shpella e lumit malor”) me një tjetër shpellë të madhe, atë Hang Thung. Kjo u vu re fillimisht nga testimi i ngjyrave të ujërave, derisa u zbuluan edhe lumenjtë nëntokësorë, që rrjedhin nëpër disa tunele shumë të thella.

Kërkimet në këtë mrekulli natyrore nuk kanë ndalur që nga viti 1990, kur Son Doong u zbulua rastësisht nga një banor i Vietnamit, Ho Khan. Interesante është se ai dhe një numër i madh kërkuesish arritën ta zbulonin sërish grykën e shpellës vetëm në vitin 2009, pasi vështirësia për gjetjen e saj ishte e madhe, nga bimësia e dendur që e kishte fshehur atë.

E hapur për turistët në 2013, shpella e stërmadhe e gurit gëlqeror, tre milionë vjet e vjetër, brenda saj ka mikroklima të ndryshme, pamje të larmishme, stalaktite dhe stalagmitet më të mëdha në botë (deri në 80 metra të larta), fosile gati 400 milionë-vjeçare, si dhe dy xhungla. Në të fshihet edhe një jetë e egër me zogj, gjarpërinj, peshq, majmunë, insekte dhe bimë endemike.

Check Also

Pse nuk u quajt kurrë mbret? Historia e princit të ndjerë Philip (PROFIL)

Duka i Edinburgut, pa dyshim bashkëshorti më i famshëm në botë, u nda nga jeta …

Shkrirja me shpejtësi e akullnajave në Antarktidë rrezikon rritjen me shpejtësi të nivelit të oqeaneve – Studimi

Shelfet e akullit janë kritike për të mbajtur të ekuilibruar peizazhin tipik të Antarktidës, pasi …

Missi humbet kurorën pasi bëri “twerk” në TikTok

25-vjeçarja që u shpall Miss në Papua Guinea e Re, humbi titullin e saj pasi …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *