Shkelën ligjin e të dhënave personale, Rusia gjobit me 58 mijë euro Twitter dhe Facebook

Gjykata e rrethit Tagansky në Moskë vendosi një gjobë prej katër milion rublash (rreth 58,000 euro) ndaj Facebook dhe Twitter.

Dy rrjetet sociale kanë refuzuar të vendosin në territor rus server-at me të dhënat e qytetarëve, duke shkelur legjislaturën vendore mbi të dhënat personale.

Një ligj i diskutueshëm i 2014-s, në fakt, detyron arkivimin e të dhënave të përdoruesve rusë në server që ndodhen fizikisht në territor rus.

Sipas disa ekspertëve me këtë ligj është më e lehtë për entet qeveritare dhe për shërbimet sekrete të Moskës , që të marrin informacione nga persona të cilët ata i konsiderojnë të dyshuar.

Check Also

PROFIL/ Davidi, piktori i natyrës

Nga Entela Resuli Nuk është e zakonshme që në një studio pikture, të shohësh një …

Paloma: Aldo Lipe ka qenë gjithmonë xheloz për suksesin tim

Shtëpia më e famshme e të gjithë shqiptarëve nisi rrugëtimin prej 100 ditësh në televizionin …

Sheiku i Dubait spiunoi ish-gruan e tij, Gjykata e Londrës: Abuzim i paligjshëm i pushtetit

Sheiku i Dubait dhe kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe Mohammed bin Rashid al-Maktoum spiunuan …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *