Shembet rruga në Romë, fundosen dy makina të parkuara

Një gropë rreth gjashtë metra e thellë dhe dymbëdhjetë metra e gjerë u hap sot në mesditë në rrugën  “Zenodossio”, në Torpignattara në Romë të Italisë.

Hapja e gropës së madhe bëri që dy makina të fundoseshin, një “Mercedes SUV” dhe një “Smart”, të cilat ishin parkuar përgjatë rrugës.

Zjarrfikësit dhe oficerët e policisë lokale mbërritën në vend dhe vendosën perimetrin e sigurisë, duke bllokuar të gjithë zonën.   Sipas të dhënave paraprake, rruga u shemb për shkak të një defekti në tubat e ujit që shkaktoi përmbytjen e një garazhi.

 

Check Also

Erdogan njofton hapjen e Famagustës

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka paralajmëruar së fundmi hapjen e pjesshme të qytetit të …

Ligji në Norvegji, të detyruar të tregoni nëse përdorni photoshop në fotografi

Në “epokën kardashian” ku mania për perfeksion është rritur ndjeshëm, në pamundësi për të pasur …

WhatsApp do të lejojë përdoruesit të dërgojnë mesazhe edhe nëse s’e kanë telefonin

WhatsApp po teston një veçori të re që do t’i lejojë njerëzit të dërgojnë mesazhe …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *