Sa ditë duhet që të shfaqen simptomat e Covid-19

COVID-19 është kthyer në një kërcënim për të gjithë popullsinë dhe masat e marra për ta parandaluar atë janë nga më drastiket e të nevojshmet.

Diskutimi se duhet të qëndrohet 14 ditë në karantinë nëse dyshoni se jeni prekur nga COVID-19 ka zënë një diskutim të gjerë edhe në vendin tonë.

Për të gjithë të kthyerit nga zonat e prekura qeveria ka dhënë këtë urdhër në mënyrë që të parandalohet përhapja e mëtejshme e këtij virusi.

Simptomat tashmë të njohura janë një shqetësim për të gjitha vendet e prekura ku së fundmi futet dhe Shqipëria.

Mjekët shprehen se në numrin e urgjencës 127 vetëm ditën e sotme janë trefishuar thirrjet për nga të dyshuar me këtë infeksion.

Çfarë thonë ekspertët
Sipas një përllogaritje të të dhënave nga të gjithë rastet në botë, konfirmohet se koronavirusi mund të shfaqet në periudha të ndryshme kohore.

Kufiri më i largët kohor është 14 ditë megjithëse edhe ky mund të jetë më i gjatë.

Një studim i fundit i publikuar nga CNN, ka treguar se simptomat e koronavirusit COVID-19 mund të shfaqen brenda 5 ditësh.

Studimi i ri u hartua nga ekspertët e Shkollës së Shëndetit Publik Johns Hopkins Bloomberg.

Të dhënat treguan se rreth 97.5% të njerëzve u duhen 11.5 ditë kohë për të shfaqur simptomat e SARS-Cov-2.

Për çdo 10,000 individë në karantinë për 14 ditë, vetëm rreth 101 prej tyre shfaqin simptoma pasi kanë dalë nga karantina.

Për këtë studim u analizuan rreth 181 raste nga Kina dhe vendet e tjera të zbuluara përpara 24 shkurtit dhe u morën analizuan datat e përafërta të ekspozimit dhe shfaqjes së simptomave.

Këto zbulime i ndihmojnë mjekët për të izoluar sa më shpejt të infektuarit e kësaj sëmundje.

Koronavirusi i ri ka infektuar në shkallë globale më shumë se 114 mijë persona ndërsa rreth 4000 mijë të tjerë kanë humbur jetën.

Check Also

Erdogan njofton hapjen e Famagustës

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka paralajmëruar së fundmi hapjen e pjesshme të qytetit të …

Ligji në Norvegji, të detyruar të tregoni nëse përdorni photoshop në fotografi

Në “epokën kardashian” ku mania për perfeksion është rritur ndjeshëm, në pamundësi për të pasur …

WhatsApp do të lejojë përdoruesit të dërgojnë mesazhe edhe nëse s’e kanë telefonin

WhatsApp po teston një veçori të re që do t’i lejojë njerëzit të dërgojnë mesazhe …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *