Rregullatori i barnave në Britani: Mpiksjet e gjakut nga vaksina e Astra Zenecës ndodhin më shumë te gratë se te burrat

Rregullatori i mjekësisë në Britani ka deklaruar ditën e enjte, se kishte disa prova se mpiksjet e pazakonta të gjakut të lidhura me vaksinën kundër COVID-19 të kompanisë AstraZeneca ndodhin më shumë tek gratë sesa tek burrat. Megjithatë ndryshimi në incidencë ishte i vogël.

Zyrtarët britanikë më parë kanë thënë vetëm që incidenca e mpiksjes së gjakut ishte e lidhur me moshën dhe se nuk ishte krijuar një lidhje me seksin. Megjithatë kanë theksuar se më shumë gra ishin vaksinuar sesa burrat.

“Tani ka disa prova që shkalla e raportuar e incidencës është më e lartë tek gratë krahasuar me burrat edhe pse kjo nuk është parë në të gjitha grupmoshat dhe ndryshimi mbetet i vogël.”– tha Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) në raportimin e saj javor për mpiksjet e gjakut.

Siç shkruan Reuters, ka pasur vëzhgim të vaksinës së AstraZenecës për çështjen e mpiksjeve, me një incidencë më të lartë tek të rinjtë. Disa vende, përfshirë Britaninë, kanë rekomanduar që vetëm njerëzit mbi një moshë të caktuar të marrin dozat e vaksinës.

Në shifrat e fundit javore, MHRA tha që incidenca e rastit e mpiksjeve të rralla të gjakut dhe niveleve të ulëta të trombociteve ishte 10.5 për 1 milion doza.

Ishin regjistruar 242 raste të mpiksjes, 6 prej të cilave ndodhën pas dozave të dyta. Deri më 28 Prill janë kryer 22.6 milion vaksinime të dozës së parë me vaksinën e AstraZenecës në Britani, dhe 5.9 milion doza të dyta.

“Këshilla mbetet që përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet në shumicën e njerëzve.”– tha MHRA.

Check Also

Vaksina kineze, publikohet studimi në revistën e njohur amerikane

Pas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vijnë edhe studimet e para perëndimore të vaksinës kineze Sinopharm. …

Shembet rruga në Romë, fundosen dy makina të parkuara

Një gropë rreth gjashtë metra e thellë dhe dymbëdhjetë metra e gjerë u hap sot …

Urdhër arresti për Marilyn Manson

Policia e Nju Hempshire ka gati mandatin e arrestit për këngëtarin Marilyn Manson, në lidhje …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *