Dita e Fitores është një nga festat më të rëndësishme në Rusi. E karakterizuar nga parada ushtarake madhështore në Sheshin e Kuq të Moskës, ku shpesh herë presidenti Vladimir Putin ka treguar “muskujt” duke treguar armët e tij më moderne, data kujton pikërisht fitoren ndaj forcave nazi-fashiste gjatë luftës së Dytë Botërore.
Këtë vit, për më shumë, eventit i shtohej përgjegjësia e vitit jubilar, 75-vjetori i tij. Por provat e pafundme të trupave ushtarake gjatë muajve të fundit do të shkojnë dëm, për momentin, sepse ceremonia do të shtyhet për shkak të një armiku të padukshëm si koronavirusi.
Vendimin e zyrtarizoi vetë presidenti rus, i cili shtoi se “ishte e vështirë zgjedhja midis një përulja ndaj një dite të shënuar dhe mbrojtja e jetës të çdo personi, që mbetet diçka e shenjtë”.