Punonjësi i morgut nxjerr foto me trupin e pajetë të Maradonës, merren masa ndaj tij

Teksa e gjithë Argjentina po vajton legjendën e futbollit, Diego Maradona, punonjësi i një agjencie funerale duket se e ka humbur komplet respektin dhe sjelljen njerëzore.

Televizioni argjentinas, Todo Noticias ka publikuar një foto, ku një punonjës i agjencisë funerale pozon pranë trupit të Maradonës.

Ndërsa dora e tij e djathtë është në ballin e Maradonës, ai tregon me gishtin e madh të dorës së majtë. Çfarë po përpiqet që të tregojë ai? Kjo mbetet e hapur…

Një gjë është e qartë, kjo foto ka tronditur familjen e Maradonës dhe këdo që vajton për atë që shumë e konsiderojnë futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave. Fansat janë të tërbuar në rrjetet sociale.

Ndërkohë, Diego Molina, emri i personit në fjalë, është pushuar nga puna. Përveç kësaj, thuhet se Molina i ka kërkuar falje familjes së Maradonës. Por a është ngushëlluese kjo? Me siguri jo.

Skandali/ Punonjësi i morgut nxjerr foto me trupin e pajetë tëSkandali/ Punonjësi i morgut nxjerr foto me trupin e pajetë të

Check Also

Mungonte gjuha shqipe, bashkia zvicerane shfajësohet për instalacionin që ofendoi shqiptarët

Një instalacion në formën e zemrës në qendër të qytetit të Bulle në Zvicër ka …

Disa ditë pas martesës, Prokuroria trondit Fjolla Morinën, ndryshon akuza

Ka ndryshuar akuza për këngëtaren Fjolla Morina, nga “armëmbajtje pa leje”, “në trafikim të armëve …

Përmbytjet në Tiranë, fotoja që tërhoqi vëmendjen e “The Guardian” në 2016

Nga njëri dimër në tjetrin sapo tërhiqen ujërat, ne harrojmë. Por përmbytjet tek ne janë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *