Presidenti i FIA-s mbështet ndërtimin e automotoparkut në Elbasan

Ikona e Motosportit botëror Jean Todt, Presidenti i FIA, ka mbështetur ndërtimin e Automotoparkut të parë shqiptar, që do të investohet nga DPSHTRR në Krastë, Elbasan. Në një video mesazh të publikuar nga kryeministri Rama, Todt thotë se ky projekt është në përputhje me përparësitë e FIA.

Kreu i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, Jean Todt ka përshëndetur iniciativën e qeverisë për ndërtimin e një autoparku në qytetin e Elbasanit. Videomesazhin e tij, e ka publikuar kreu i Qeverisë Edi Rama.

“Di që Shqipëria ka një projekt për krijimin e një qendre kushtuar sporteve automobilistike por edhe edukimit dhe formimit. Sigurisht FIA e mbështet këtë iniciativë që është në përputhje me përparësitë e saj”.

Ndër të tjera, Jean Todt vlerëson dhe masat e marra për sigurinë rrugore.

“Sot dua të përgëzoj këtë angazhim politik për një kontroll më të mirë të shpejtësisë në qendrën e qytetit dhe pranë shkollave duke iu kushtuar vëmendje të madhe përdoruesve të rrugës, veçanërisht këmbësorëve dhe çiklistëve”.

Autoparku i pare Shqiptar parashikohet të ndërtohet në Krastë të Elbasanit, me një sipërfaqe mbi 500 mijë metra katror.

Check Also

Real Madrid, Marcelo mund të barazojë rekordin historik

Marcelo mund të barazojë këtë javë një nga rekordet historike të Realit të Madridit. Nëse …

Pasaportat më të fuqishme dhe më të pavlefshme për vitin 2022, ku renditet Shqipëria

Si çdo vit, kompania “Henely & Partners” ka bërë një renditje të pasaportave më të …

Lopë me syze virtuale, që të mendojnë se janë jashtë në natyrë

Teknologjia po arrin deri te kafshët. Edhe lopët ndikohen nga moti i dimrit, kështu që …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *