Polemika në Gjermani/ “Big Brother” nuk u ka thënë asgjë banorëve për Koronavirusin

Kanë kaluar më shumë se një muaj që kur shumica e banorëve të Big Brother Germany hynë në shtëpi.

Në momentin që ata kanë hyrë sapo kishin filluar rastet e para që të shpërthenin dhe nuk ishte një rrezik për të gjithë botën.

Por, tani Gjermania ka afro 7,000 persona të prekur dhe 20 të vdekur dhe banorët e shtëpisë akoma nuk dinë gjë për këtë.

Më në fund produksioni ka vendosur që të informojë banorët sonte në mbrëmje.

Ky vendim vjen pas kritikave në mediat sociale që ka marrë produksioni për t’u mbajtur një gjë kaq të madhe të fshehtë 14 personave.

Për më tepër, katër banorëve të rinj që u bashkuan më 9 mars u është thënë që mos të flasin për koronavirus.

Sipas rregullave banorët do të marrin informacion nga jashtë vetëm në rast se ndonjë i afërm i tyre ndërron jetë,.

Të martën, hosti i emisionit Jochen Schropp dhe mjeku i tij rezident do të informojnë banorët e shtëpisë në lidhje me pandeminë në rritje.

Pritet që ata t’u tregojnë për numrin e rasteve në Gjermani – dhe që Kancelarja Angela Merkel ka mbyllur klubet, baret, ambientet e kohës së lirë, kopshte zoologjike dhe kënde lojërash – si dhe situatën në të gjithë botën.

Konkurrentëve të Big Brother në Australi u është thënë për situatën në vendin e tyre, si dhe në të gjithë botën.

Check Also

Ky fshat italian ishte i famshëm për të moshuarit…por pastaj ata u zhdukën

Që nga vitet 1990, Campodimele, një fshat që shtrihet në kodra, në Italinë qendrore, është …

Mike Pompeo pëson ndryshimin drastik, humbet 41 kg në 6 muaj: Rezultati, falë ndryshimit të zakonit të të ngrënit

Ish-Sekretari i Shtetit dhe ish-drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, ka pësuar një ndryshim drastik në …

Peshkaqeni i fotografuar me shenja misterioze kafshimi në trupin e tij

Mendimi i parë i fotografit Jalil Najafov kur pa një shenjë të madhe në trupin …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *