Pasojat e pandemisë, qielli blu në Kinë është i vetmi fitimtar. Përkohësisht

Pandemia e shkaktuar nga koronavirusi po shkakton prej javësh frikë dhe vdekje në çdo kontinent,  si dhe një tkurrje dramatike të ekonomisë botërore, por ka përcjellë edhe një aspekt të papritur mjedisor.

Si rrallëherë në dekadat e fundit, banorët e Wuhanit dhe provincës së Hubeit, të parat e goditura nga COVID-19, mund të shijojnë, përtej lirisë nga karantina e detyruar, edhe një qiell blu të kthjellët, që ndoshta nuk kishin përjetuar kurrë.

Sipas ministrisë kineze së Mjedisit por edhe nga vrojtimet e amerikanes NASA, ka patur një rritje me 25% të ditëve me ajër të pastër.

Niveli i ndotjes gjatë muajve janar dhe shkurt në Kinë

Arsyeja? Bllokimi i zinxhirit industrial në atë provincë dhe jo vetëm, ka shkaktuar uljen me të paktën 25% të gazrave me dioksid nitrogjeni dhe dioksid karboni.

Ndotja në Wuhan para shpërthimit të koronavirusit

Ky i fundit, i prodhuar më së shumti nga përdorimi i qymyrit që furnizon ende pjesën më të madhe të industrisë kineze, sipas përllogaritjeve ka rënësi sasi me 200 milion tonelata vetëm në një muaj. Pak a shumë, gjysma e prodhimit vjetor të Britanisë së Madhe.

Niveli i ndotjes në Wuhan, krahasim i periudhës gjatë Vitit të Ri kinez në 2019 dhe 2020

Kjo rënie dramatike e konsumit industrial, së bashku me reduktimin me 70% të fluturimeve të brendshme dhe të përdorimit të karburanteve për automjetet, ka shkaktuar atë që për ekspertët duket si “ndryshimi mjedisor më i shpejtë dhe radikal i përjetuar ndonjëherë”.

Por ka shumë ambientalistë që paralajmërojnë se e grija tradicionale e qyteteve kineze mund të kthehet së shpejti.

Check Also

WhatsApp kërkon të sigurojë përdoruesit për politikat e reja

WhatsApp nuk do i fshijë llogaritë dhe nuk mund t’i shohë mesazhet personale të përdoruesve, …

“Shumë tensione në botë”, Meghan Markle nuk do të bëjë një “baby shower”

Meghan Markle nuk do të bëjë një “baby shower” për shtatzëninë e saj të dytë. …

Mori në telefon mbi 9 mijë herë urgjencën, arrestohet një person në Spanjë

Një person në Spanjë është arrestuar pasi mori në telefon në mënyrë të përsëritur shërbimet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *