Pas lojërave online, Kina bllokon edhe TikTok për të miturit

Adoleshentët kinezë, pas videolojërave, mund t’i thonë lamtumirë edhe pjesë të rrjeteve sociale.

ByteDance, shoqëria krijuese e platformës së suksesshme TikTok, ka deklaruar se të rinjtë nën 14-vjeç nuk do të kenë më mundësi të hyjnë më në versionin kinez të aplikacionit, i quajtur Douyin, që në vendin aziatik ka më shumë se 500 milionë ndjekës.

Më të vegjlit do të kalojnë në një version të përgatitur enkas, të fokusuar në art, histori dhe shkencë dhe kompania ka siguruar se do të shtojnë mënyra që të pengojnë mundësinë e falsifikimit të moshës.

Vendimi i imponuar nga Pekini zyrtar vjen pas lajmit të 3 gushtit, ku qeveria vendosi të kufizojë në tre orë javore hapësirën e të miturve për të luajtur me videolojëra.

Përdorimi me orë të tëra i lojërave online dhe të rrjeteve sociale nga ana e të miturve është kthyer në problem social, jo vetëm në Kinë, por në vendimin e fundit peshon edhe fushata zgjedhore, me presidentin Xi Jinping që po tenton të mbetet në pushtet duke rikthyer disa parime më konservatore tek shoqëria kineze, dhe duke ulur ndikimin e shfaqjeve perëndimore.

Check Also

PROFIL/ Davidi, piktori i natyrës

Nga Entela Resuli Nuk është e zakonshme që në një studio pikture, të shohësh një …

Paloma: Aldo Lipe ka qenë gjithmonë xheloz për suksesin tim

Shtëpia më e famshme e të gjithë shqiptarëve nisi rrugëtimin prej 100 ditësh në televizionin …

Sheiku i Dubait spiunoi ish-gruan e tij, Gjykata e Londrës: Abuzim i paligjshëm i pushtetit

Sheiku i Dubait dhe kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe Mohammed bin Rashid al-Maktoum spiunuan …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *