Oferta e çuditshme e pronarit të hotelit në Angli: Ndalohet hyrja e atyre me maskë, të vaksinuarve dhe deleve

Një hotel në Isle of Wight të Anglisë do ndaloje hyrjen e personave që mbajnë maska dhe mbështesin vaksinimin kundër Covid-19, duke i quajtur ‘dele’.

Rezidenca Nightingale në fshatin Shanklin publikoi dekretin anti-bllokim në faqen kryesore të faqes së internetit së fundmi, duke deklaruar, “Pranohen vetëm mysafirë të hajrit! Nëse nuk jeni zgjuar, ju jeni një dele dhe ne nuk jemi një fushë për ju që të kullotni!”

“Ne pranojmë vetëm njerëz pa maskë.” – shtoi njoftimi.

Mesazhi erdhi drejtpërdrejt nga pronari i hotelit, Dino Joachim, i cili para se llogaria e tij në Tëitter të pezullohej, e përshkroi veten si një person anti-maskë, anti-vaksinë dhe anti-bllokim.

Check Also

Vaksina kineze, publikohet studimi në revistën e njohur amerikane

Pas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vijnë edhe studimet e para perëndimore të vaksinës kineze Sinopharm. …

Shembet rruga në Romë, fundosen dy makina të parkuara

Një gropë rreth gjashtë metra e thellë dhe dymbëdhjetë metra e gjerë u hap sot …

Urdhër arresti për Marilyn Manson

Policia e Nju Hempshire ka gati mandatin e arrestit për këngëtarin Marilyn Manson, në lidhje …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *