“Nëse jeni pjesë e kësaj telefonate, jeni të pushuar”. Drejtori shkarkon 900 punonjës në Zoom

Vishal Garg, CEO i “Better.com”, një kompani amerikane huadhënësve, shkarkoi nga detyra 900 punëtorë përmes një telefonate në grup. Më vonë, kompania njoftoi se kishte shkurtuar rreth 9% të stafit pak ditë para pushimeve të fundvitit.

“Nëse jeni pjesë e kësaj telefonate, jeni pjesë e një grupi të pafat që po largohet nga puna”, tha Garg në videotelefonatën e tij, të parë nga CNN Business. Më pas ai u tha punonjësve se do të merrnin edhe një e-mail sqarues nga Burimet Njerëzore, për përfitimet dhe shpërblimet.

“Është e vështirë të shkarkosh njerëz nga puna, sidomos në këtë periudhë të vitit”, tha drejtori i Financave të kompanisë, Kevin Ryan, për CNN Business. “Por pasqyrat financiare na detyruan që të merrnim këtë vendim”.

Garg tha se arsyet e shkarkimit masiv nga puna ishin performancë dhe produktiviteti, por revista “Fortune” raportoi se ai kishte akuzuar punonjësit se kishin “vjedhur” klientët e njëri-tjetrit dhe se ishin dembelë që punonin vetëm dy orë në ditë.

Check Also

Pasaportat më të fuqishme dhe më të pavlefshme për vitin 2022, ku renditet Shqipëria

Si çdo vit, kompania “Henely & Partners” ka bërë një renditje të pasaportave më të …

Lopë me syze virtuale, që të mendojnë se janë jashtë në natyrë

Teknologjia po arrin deri te kafshët. Edhe lopët ndikohen nga moti i dimrit, kështu që …

Kate Middleton 40 vjeç, familja mbretërore publikon 3 foto të reja

Kate Middleton feston 40 vjetorin këtë të diel, e për të shënuar ngjarjen familja mbretërore …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *