“Mos t’ju lëshojë zemra bashkëkombasit e mi”, mjeku Tritan Kalo: Na duhet pak optimizëm gastronomik

Përmes një postimi në rrjetet sociale, mjeku i njohur Tritan Kalo ka dhënë një këshillë për të gjithë, duke theksuar rëndësinë e optimizmit gastronomik në këto ditë të vështira, teksa ndan edhe një recetë me ta.

“Në këtë kohë “covidiane” na duhet edhe pak optimizëm gastronomik. Jeni të mirëpritur miq e shokë, kuptohet nëse jua lejon qeveriu, daljen në këtë orë, që të konsumojmë sa është ende e ngrohtë këtë pjatë me përbërës mbarëshqiptarë: trahana Lunxhërie, bukë shtëpie me miell katunarije, suxhuk pikant prizreni, vaj ulliri berati e patosi përzier, pluhur speci të kuq nga gramshi, djath dele konispoli, ujë selite, kripë narte si dhe duart e shkathëta të një djali me përzierje genike Elbasani dhe Gjirokastre. Mos t’ju lëshojë zemra bashkëkombasit e mi. Ne bashkë do t’ia dalim mbanë!!!!”- shkruan Kalo.

Check Also

“Bijat e dikujt”: Të dhëna të frikshme për mosndëshkimin e pornografisë hakmarrëse në Ballkan

Natasa ishte ende në një lidhje me ish të dashurin e saj kur ai ndau …

Premtimi i Ramës në Parlament: Do çojmë satelitë në orbitë, ‘Albania 1’ e ‘Albania 2’

Kryeministri Rama tha sot se Shqipëria do dërgojë dy satelitë në orbitë. Teksa ironizoi kreu …

John Alite ankohet për “mafiozët e Instagramit”: Duan të ngrenë imazhin e gangsterëve pa bërë asnjë vrasje

Kur John Alite ishte pjesë e familjes mafioze Gambino në Nju-Jork, kërcënimet ndaj të tjerëve …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *