“Mos prenotoni pushime”, Europa mund të qëndrojë mbyllur deri në tetor

Të gjithë ata që shpresojnë të kalojnë pushimet në Europë kanë marrë një paralajmërim që të mos bëjnë plane.

Franca ka këshilluar vendet e Bashkimit Europian që të mbajnë kufijtë mbyllur të paktën deri në fillim të tetorit.

Vetë Franca duket se do ruajë kufirin në mënyrë strikte deri më 30 tetor.

Presidenti Emmanuel Macron ka bërë thirrje që kufijtë e jashtëm të Europës të jenë të mbyllur të paktën deri në shtator.

Kurse Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Europian tha se njerëzit nuk duhet të bëjnë plane për pushimet verore sivjet.

“Do t’i këshilloja të gjithë të mos bëjnë plane për pushimet”, është shprehur Ursula Von der Leyen për gazetën BILD, duke iu referuar udhëtimeve në Evropë.

“Ju këshilloj që të prisni. Askush nuk mund të bëjë parashikime në këtë pikë ku jemi. Duhet të mësojmë të jetojmë me virusin për shumë muaj, ndoshta deri vitin tjetër”, tha ajo.

Check Also

Zelli i tepërt i socialistëve kuksianë vë në siklet kryeministrin Rama

Kryeministri Edi Rama duket se u vu në siklet të premten para opinionit publik pasi …

Kukësi i heq titullin “Nder i Qarkut” publicistit kosovar Veton Surroi

Publicistit dhe politikanit kosovar Veton Surroi, i hiqet titulli “Nderi i Qarkut Kukës” i dhënë …

“Lëvizni me urgjencë”, Kim flet për mbledhjen e KED dhe përsërit thirrjen

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ripërsërit edhe njëherë thirrjen për politikën shqiptare se …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *