Moderatorja e ‘Top Channel’ në lidhje me djalin e biznesmenit 10 vjet më të vogël?

Atë e shohim çdo ditë në ekran, por është një nga personazhet publike që e ka ruajtur me shumë fanatizëm jetën private. Ori Nebijaj njihet për natyrën e saj të çlirët, natyrale dhe pa komplekse, megjithatë nuk është aq e hapur për të folur rreth jetës romantike. Por sa më hermetike të jenë VIP-at, aq më i madh është kurioziteti i publikut.

Dhe ndonëse vetë Ori nuk flet për punët e zemrës, kjo nuk do të thotë se asgjë nuk zien. Madje, duket se kemi të reja, sepse së fundmi fotografi i “Panorama Plus” e ka fotografuar moderatoren në krah të një djali. Ata janë bërë bashkë në një eveniment në kryeqytet, ku kanë qëndruar bashkë sikurse mund ta shihni në foton e mëposhtme.

E veshur me të bardha, Ori duket se ka zgjedhur që veshja e saj të pasqyrojë gjendjen e saj të brendshme: të qenët në paqe. Ajo shihet e qeshur teksa djali krah saj e vështron i përqendruar.

Por, kush është personi në fjalë, i cili fillimisht është paksa i vështirë për t’u identifikuar, sepse ka syze.

Bëhet fjalë për të riun me emrin Dean Çelaj. Ai është 25 vjeç, rreth 10 vite më i ri se prezantuesja. Çelaj është i biri i biznesmenit Dritan Çelaj dhe ka mbaruar shkollën në Harvard. Pak informacione dihen rreth Deanit, i cili disa muaj më parë ishte i ftuar pikërisht në emisionin e Orit, në “Wake Up”. Ai ka themeluar platformën “Akademia.al”, për të cilën mori një çmim edhe nga Këshilli Europian dhe ishte pikërisht kjo arsyeja pse mori një ftesë për në emisionin e mëngjesit.

Nga vetë dy protagonistët nuk ka ende asnjë konfirmim, por fakti që kanë filluar të shfaqen bashkë në kryeqytet, tregon se ata nuk fshihen më. Ndërkohë, ditët e fundit portalet kanë publikuar lajmin se Ori dhe djali 10 vite më i ri janë në një lidhje dashurie. Duket se kjo foto së bashku shton edhe më shumë dyshimet se mes dy të rinjve ka më shumë sesa një miqësi.

Check Also

Vrasja e rreqebullit; aktivistët denoncojnë mosveprimin e Prokurorisë së Elbasanit

Prokuroria e Elbasanit i kërkoi Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan të pushojë çështjen e …

Ky fshat italian ishte i famshëm për të moshuarit…por pastaj ata u zhdukën

Që nga vitet 1990, Campodimele, një fshat që shtrihet në kodra, në Italinë qendrore, është …

Mike Pompeo pëson ndryshimin drastik, humbet 41 kg në 6 muaj: Rezultati, falë ndryshimit të zakonit të të ngrënit

Ish-Sekretari i Shtetit dhe ish-drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, ka pësuar një ndryshim drastik në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *