Mediat satirike: Gruaja e Kim Jong Un arratiset nga Korea e Veriut brenda raketës balistike

Raportimet konfirmojnë se Ri Sol-ju, gruaja e liderit koreano-verior Kim Jong-un, ka arritur të futet brenda një prej raketave balistike që po testohen nga regjimi, dhe në këtë mënyrë është arratisur nga vendi.

“Tashmë mund të konfirmojmë se Ri Sol-ju arriti të hyjë në bordin e raketës Unha-3 vetëm disa sekonda para se të lëshohej,” tha një përfaqësues i ministrisë së mbrojtjes së SHBA, duke shtuar: “Kur ne zbuluam Ri sot në mëngjes ajo po pluskonte në mes të oqeanit Paqësor duke u mbajtur pas mbetjeve të raketës”.

“Në sytë e saj rridhnin lot,” shtoi përfaqësuesi. “Ajo na lutej të mos e dërgonim përsëri në Korenë e Veriut”.

Duke folur më pas për gazetarët dhe zyrtarët e SHBA, Ri tha se ishte e ndërgjegjshme se kërcimi në raketë mund ta vriste, por ishte “i vetmi opsion që kishte”. (TheOnion)

Check Also

Erdogan njofton hapjen e Famagustës

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka paralajmëruar së fundmi hapjen e pjesshme të qytetit të …

Ligji në Norvegji, të detyruar të tregoni nëse përdorni photoshop në fotografi

Në “epokën kardashian” ku mania për perfeksion është rritur ndjeshëm, në pamundësi për të pasur …

WhatsApp do të lejojë përdoruesit të dërgojnë mesazhe edhe nëse s’e kanë telefonin

WhatsApp po teston një veçori të re që do t’i lejojë njerëzit të dërgojnë mesazhe …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *