Kryeministri irlandez i rikthehet profesionit të mjekut për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit

Kryeministri irlandez Leo Varadkar e ka vënë emrin e tij përsëri në regjistrin mjekësor duke u vetëofruar për të ndihmuar shërbimin shëndetësor gjatë krizës së koronavirusit.

Varadkar ka punuar si mjek para se të zgjidhej në Dáil (Parlamenti Irlandez). Ai u largua nga profesioni si mjek në vitin 2013, një vit para se të emërohej ministër i shëndetësisë.

Por sipas The Irish Times, muajin e kaluar ai u regjistrua përsëri si mjek. Gazeta shkruan se Varadkar është i vendosur të punojë në turne javore, në një zonë të përshtatshme për kualifikimet e tij dhe do të ndihmojë edhe në vlerësimet në telefon.

Kjo lëvizje vjen pas një apeli nga ekzekutivi i Shërbimit Shëndetësor Irlandez (HSE) për ish-punonjësit e shëndetit, që e kishin lënë profesionin të regjistroheshin përsëri për punë gjatë pandemisë.

Deri më tani, në Republikën e Irlandës numri i viktimave ka shkuar në 158, me 21 prej tyre të regjistruara vetëm ditën e djeshme.

Check Also

Meshkujt që shohin shpesh porno kanë më shumë gjasa të kenë probleme me ereksionin – Studimi

Studiuesit kanë zbuluar një lidhje midis shikimit të pornografisë dhe problemeve erektile te meshkujt, me …

“Twitter” pezullon kongresisten republikane pas postimeve të saj kundër vaksinave

“Twitter”-i ka pezulluar përkohësisht ligjvënësen republikane Marjorie Taylor Greene, për postimin e informacioneve të rreme …

Erdogan njofton hapjen e Famagustës

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka paralajmëruar së fundmi hapjen e pjesshme të qytetit të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *