Kriza nga CoVid-19, mediat në kolaps, Vizion+ largon stafin nga puna

Pasojat e krizës së CoVid-19 kanë nisur të ndjehen në të gjithë sektorët e ekonomisë.

Shumë biznese të vegjël janë mbyllur dhe me shumë gjasë nuk do të rihapen pasi të kalojë kjo situatë.

Bizneset e mëdha kanë nisur të reduktojnë stafin duke përgjysmuar pagat për punonjësit e tyre.

Por sektori që duket më tepër i prekur është media.

Gazetat e printuara kanë ndaluar botimin e tyre, ndërsa programet televizive kanë ndërprerë transmetimin.

Në këto kushte kur është ulur ndjeshëm edhe reklama në disa televizione kryesore ka nisur largimi i punonjësve që kanë vite që punojnë.

Burime për Almedia Post bëjnë me dije se nga televizioni Vizion Plus është larguar pjesa më e madhe e stafit.

Me përjashtim të gazetarëve të terrenit, asnjë tjetër nuk do të paguhet në periudhën e krizës.

Punonjësit qe merren me prodhimin, apo spiker janë larguar dhe nuk do të paguhen më, ndërsa programet kryesore si Al Pazar janë mbyllur dhe stafi nuk do të marr më pagë, edhe pse do të paraqitet në punë dy ose tre ditë në javë.

Të njëjtën situatë po kalojnë edhe televizione të tjera, si ABC News apo A2 CNN.

Check Also

Falsifikuan dokumentet, 3 të arrestuar, mes tyre drejtori i Zyrës së Tokës në Qarkun Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy funksionarë publik të akuzuar për falsifikim të …

Urdhri i parë i Gledis Nanos për drejtuesit e qarqeve: Paguani policët për punën jashtë orarit, lekët të merren nga paratë e konfiskuara nga krimi

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka marrë vendimin e parë që …

Komisioni për inceneratorët hiqet nga votimi me dakordësi mes PS dhe PD

Opozita dhe mazhoranca ranë dakord të enjten që të heqin nga rendi i ditës dhe …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *