Koronavirusi, shtypi i shkruar ndërpret botimin

Për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, shtypi i shkruar ndërpret botimin për të mbrojtur lexuesit, deri në një vendim të dytë.

Gazeta “Panorama” dhe “Panorama Sport”, kanë ndaluar përkohësisht botimin në print.

“I paralajmëruar prej ditësh në faqet e gazetës, sot COVID-19 është një fakt edhe në Shqipëri. Do të ishte jo fort e arsyeshme nga ne, t’ju kërkonim të dilnit nga shtëpia të blinit gazetën gjatë këtyre ditëve. Do të ishte aventurë shumë e rrezikshme nga ju, të nderuar lexues, të dilnit nga shtëpia për të blerë gazetën.

Ndaj sot, pas një debati të gjatë, mes shembjes së një tradite të botimit ditor të shtypit të shkruar dhe rrezikut potencial ndaj lexuesve tanë, vendosëm të ndalojmë hedhjen në treg të gazetës ‘Panorama’ dhe ‘Panorama Sport’, deri në mbarimin e gjendjes së jashtëzakonshme të shtetrrethimit. Të gjithë lexuesit tanë mund të na ndjekin lajmet tona, duke klikuar në webin tonë www.Panorama.al”, shkruan Panorama.

Po ashtu, edhe Gazeta Shqiptare ka ndaluar botimin.

“Po ashtu masa mbrojtëse për lexuesit e saj “Gazetare Shqiptare”, gazeta e parë shqiptare në treg, e cila detyrohet të mbyllë botimin deri në një njoftim të dytë. Lajme e ‘Gazetare Shqiptare’, do të mund t’i lexoni në version prit të saj, në www.gazetashqiptare.al”, thotë Gazeta Shqiptare.

Te njejten gje qe ka vendosur edhe gazeta Dita, Koha Jone, Tema dhe te tjerat.

Check Also

Foto e tyre bëri xhiron e rrjetit, kush është biznesmenia e përqafuar me Donald Veshajn

Lajmi për ndarjen e Beatrix dhe Donald u zbeh shpejt, kur në rrjet qarkulluan fotot …

Vrasja e rreqebullit; aktivistët denoncojnë mosveprimin e Prokurorisë së Elbasanit

Prokuroria e Elbasanit i kërkoi Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan të pushojë çështjen e …

Ky fshat italian ishte i famshëm për të moshuarit…por pastaj ata u zhdukën

Që nga vitet 1990, Campodimele, një fshat që shtrihet në kodra, në Italinë qendrore, është …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *