Këshilla për shëndetin, dieta mesdhetare, më e shëndetshmja për çdo moshë

Është një dietë e plotë, e pasur me fruta, perime, fruta të thata dhe farëra të ndryshme. Sipas studimit më të fundit, të publikuar në revistën amerikane mjekësore, mbajtja e kësaj diete vetëm për 1 vit, ka benefitet e saj për shëndetin.

Për femrat dhe meshkujt, dieta mesdhetare përmirëson ndjeshëm funksionimin e trurit dhe mund të ndihmojë në jetëgjatësi.

Sipas studimit, dieta mund të pengojë në prodhimin e kimikateve inflamatore, që çojnë në funksionim më aktiv të trurit të njeriut, por edhe në parandalimin e sëmundjeve kronike, të tilla si diabeti apo sëmundjet kancerogjene.

Në studim u analizua mikro-bioma e më shumë se 600 europianëve të moshave nga 65 deri në 79 vjeç, përpara se gjysma e tyre t’i nënshtroheshin një diete të tillë për plot 1 vit. Pjesës tjetër iu kërkua të konsumojnë ushqimin e përditshëm, sipas rutinës së tyre, për të njëjtën periudhë, 12 muaj.

Pas një viti, ata që ndoqën dietën mesdhetare shënuan ndryshime pozitive në sistemin e tyre të tretjes, kujtesë më të fortë dhe funksionim perfekt të trurit.

Check Also

Foto e tyre bëri xhiron e rrjetit, kush është biznesmenia e përqafuar me Donald Veshajn

Lajmi për ndarjen e Beatrix dhe Donald u zbeh shpejt, kur në rrjet qarkulluan fotot …

Vrasja e rreqebullit; aktivistët denoncojnë mosveprimin e Prokurorisë së Elbasanit

Prokuroria e Elbasanit i kërkoi Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan të pushojë çështjen e …

Ky fshat italian ishte i famshëm për të moshuarit…por pastaj ata u zhdukën

Që nga vitet 1990, Campodimele, një fshat që shtrihet në kodra, në Italinë qendrore, është …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *