KE po punon që punonjësit e platformave online të kenë të njëjtat të drejta me të punësuarit e tjerë

Komisioni Europian ka filluar një konsultim nëse punëtorëve të platformave online, duhet t’u jepen të njëjtat të drejta punësimi si ato të personeleve që kanë punë të sigurta , përfshirë këtu aftësinë për të negociuar për pagat dhe kushtet e punës.

Konsultimi erdhi pas një vendimi të rëndësishëm që gjykata supreme e Mbretërisë së Bashku dha kundër UBER, e cila tha që punonjësit e aplikacioneve online konsiderohen si punëtore dhe jo të vetëpunësuar.

Organi ekzekutiv i BE veçoi një numër fushash në të cilat tha se ishte i nevojshëm përmirësimi në të drejtat e punëtorëve, duke përfshirë statusin e punësimit të punëtorëve online , aftësinë e tyre për t’u përfshirë në negociata kolektive dhe përfitimet sociale.

Konsultimi do të zgjasë gjashtë javë dhe është fillimi i një procesi i cili ka të ngjarë të përfundojë këtë vit me propozime legjislative, sipas Margrethe Vestager, nënkryetares ekzekutive të BE-së, e ngarkuar me fushën digjitale.

Pjesa e dytë e konsultimit do të shqyrtojë mënyrën e miratimit të ligjeve të reja të mundshme.

Vestager tha se pandemia kishte rritur modelet e biznesit të platformave dhe e bëri më të domosdoshëm shqyrtimin e kushteve të tyre të punës.

“Në të gjithë Europën njerëzit që punojnë me platforma rrezikojnë të mbeten pa të ardhura dhe ata nuk janë gjithmonë të të siguruar me ligjpër të përfituar mbështetjen financiare.

Nganjëherë kanë kushte të këqija pune, orare të zgjatura dhe janë pa siguracione.”- tha ajo.

Konsultimi do të shqyrtojë nëse punëtorët e platformës duhet të trajtohen në të njëjtën mënyrë si personeli me punë fikse tha Nicolas Schmit, komisioneri i BE-së për punë dhe të drejtat sociale.

“A janë punëtorët e platformave të vetë-punësuar apo punonjës normal? Kjo është një pyetje thelbësore, por jo e lehtë, ”tha ai. “Ne nuk kemi ende një përgjigjie të saktë. Kjo fazë ka nevojë për shumë sqarimë.”

Sipas Schmit, qëllimi i BE është që : “ne duam që punonjësit e platformës të kenë të njëjtat të drejta si të gjithë punëtorët e tjerë”, pavarësisht nga statusi i tyre.

Në fillim të konsultimit, Uber tha se e mirëpriti ofertën “për të përmirësuar kushtet e punës në platformë”.

Check Also

Pse nuk u quajt kurrë mbret? Historia e princit të ndjerë Philip (PROFIL)

Duka i Edinburgut, pa dyshim bashkëshorti më i famshëm në botë, u nda nga jeta …

Shkrirja me shpejtësi e akullnajave në Antarktidë rrezikon rritjen me shpejtësi të nivelit të oqeaneve – Studimi

Shelfet e akullit janë kritike për të mbajtur të ekuilibruar peizazhin tipik të Antarktidës, pasi …

Missi humbet kurorën pasi bëri “twerk” në TikTok

25-vjeçarja që u shpall Miss në Papua Guinea e Re, humbi titullin e saj pasi …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *