Izraeli “një hap para të tjerëve”, u dërgon mesazhe personave që kanë qenë në kontakt me persona që kishin coronavirusin

Ministria e Shëndetësisë e Izraelit njoftoi të mërkurën se ka filluar përdorimin e mjeteve të mbikëqyrjes masive për të parë lëvizjet e transportuesve të coronavirusit dhe tashmë ka njoftuar se 400 persona në kontakt me ta duhet të hyjnë në karantinë.

Programi i gjurmimit elektronik, i cili po zhvillohet nga shërbimi i sigurisë për ministrinë, është përballur me kritika të ashpra, përfshirë nga anëtarët e qeverisë, dhe ligjshmëria e tij aktualisht është duke u sfiduar në Gjykatën e Lartë të Drejtësisë.
Ndjekja synon të paralajmërojë ata persona që ishin brenda dy metrash për 10 minuta ose më shumë, afër dikujt që kishte coronavirusin. Vetë-karantina për virusin zgjat 14 ditë.

Ministria tha se sistemi i gjurmimit tashmë ka identifikuar rreth 400 persona që ishin në kontakt me transportuesit e sëmundjes ditët e fundit.

“Në mesazh, ata u informuan për datën se kur ata ishin pranë të sëmurit dhe faktin që ata duhet të hyjnë menjëherë në karantinë [14 ditë] në shtëpi”, tha Ministria e Shëndetësisë.

Këto mesazhe nuk e identifikuan personin e infektuar me emër ose nuk jepnin detaje të tjera identifikuese.

Në mesazh thuhej: “E dashur Marina, sipas hulumtimeve epidemiologjike, ju keni qenë afër një bartësi të coronavirusit më 6 mars 2020. Ju duhet të shkoni në izolim deri në 20 mars 2020 në mënyrë që të mbroni të afërmit tuaj dhe publikun”.

Pas kësaj, bartësit u njoftuan gjithashtu se ata ishin gjurmuar nga qeveria.
Në një intervistë të mërkurën, Ministri i Sigurisë Publike, Gilad Erdan, këmbënguli që shërbimet e sigurisë vetëm gjurmonin vendndodhjet e telefonave të njerëzve dhe nuk kishin qasje në përmbajtjen në pajisjet e tyre. Telegraf

Check Also

Pas kritikave, shtatorja e Adem Jasharit në Prizren do të hiqet

Në Prizren kanë reflektuar pjesërisht pas kritikave në lidhje me cilësinë artistike të dy shtatoreve …

Foshnjat e lindura nga nënat me Covid-19 zhvillojnë antitrupa

Ditët e fundit një grua nga Singapori e infektuar me koronavirus në mars, kur ishte …

Shërohet nga Covid-19 Arqipeshkvi i Tiranës

Arqipeshkvi i Tiranës, George Frendo është shëruar nga Covid-19. Lajmin e bëri të ditur vetë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *