Ishte në udhëtim sekret në Itali me të dashurën, koronavirusi “nxjerr blof” bashkëshortin tradhtar

Një burrë i martuar në Britani po përballet me një telash të dyfishtë nga koronavirusi: ai i kishte thënë të shoqes se do të shkonte për një rrugëtim pune brenda vendit, kur në fakt kishte udhëtuar fshehurazi me të dashurën në Itali, ku dhe janë infektuar.

Ai është detyruar t’i tregojë punonjësve të shëndetit publik se ku e kishte marrë virusin vdekjeprurës. Pacienti, emri i të cilit nuk u bë i ditur, u paraqit në spital me simptoma të sëmundjes dhe pas analizave, rezultoi pozitiv me Covid 19.

Ai ndërkohë nuk ka pranuar të tregojë emrin e gruas që e ka shoqëruar, ndërsa e shoqja nuk e kishte idenë që bashkëshorti i saj kishte qenë në Itali.

“ Rasti i tij do të ishte vërtet për të qeshur, nëse situata nuk do të ishte kaq serioze. E shoqja ende nuk e di, ajo mendon se bashkëshorti e ka marrë virusin gjatë udhëtimit të punës”, tha një burim për the Sun, i cili shtoi se pacienti me shumë gjasë do t`i mbijetojë sëmundjes, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për martesën e tij!

Check Also

Zi në familjen Obama: kanceri iu merr një “familjar” të shtrenjtë

Ish-Presidenti i SHBA Barack Obama mban zi për humbjen e një kafshe shtëpiake, një qen …

DiCaprio nuk ndalet, bën sërish thirrje që Lumi Vjosa të shpallet Park Kombëtar

Aktori i Hollywood-i, Leonardo DiCaprio nuk di të ndalet kur bëhet fjalë për mbrojtjen e …

Vaksinimi kundër covid-it/ Profesori tregon çfarë duhet të hanë qytetarët para dhe pas marrjes së dozave

Në momentin që vaksinat kundër koronavirusit kanë qenë në fazat e studimit, një faktor që …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *