Identifikohen të paktën 8 varietete të CoVid-19

Shkencëtarët kanë identifikuar të patën tetë varietete të koronavirusit që ka provokuar pandeminë aktuale.

Në bazën e hapur të të dhënave, NextStrain  janë ngarkuar me mijëra sekuenca genetike të CoVid-19 që përfaqësojnë mutacionet e ndryshme, të dobishme për të gjurmuar infeksionin.

Themeluesi i NextStrain, Trevor Bedford tha në një prononcim për National Geographic se mutacionet janë shumë të vogla dhe se asnjë prej varieteteve nuk paraqitet si më vdekjeprurës se tjetri. Sipas Bedford nuk duket se virusi do të evoluojë drejt një shtame më vdekjeprurëse, teksa sipas tij, shkalla e mutacionit është çdo 15 ditë:

Gjurmimi në kohë reale dhe ndërtimi i kodit genetik të varieteteve të ndryshme jep mundësi më të mira shpjegimi për pandeminë në një rajon apo një tjetër, duke ndihmuar vendimmarrjen. P.sh një shumicë rastesh të identifikuar në Bregun Perëndimor në ShBA janë lidhur me një varietet që unshfaq fillimisht në Uashington, që vetë është tre hapa modifikimi nga varieteti i parë i identifikuar i CoVid -19. Në Bregun Lindor virusi duket se ka ardhur nga Kina në Europë dhe më pas në New York.

Ndonëse ky gjurmim nuk paraqet të gjithë dinamikën e pandemisë, ai është patjetër një ndihmë reale për kërkuesit.

Check Also

Elefanti më i vetmuar në botë më në fund do të ketë shokë

Elefanti Kaavan ka kaluar 35 vitet e fundit në kopshtin zoologjik Marghazar në Pakistan, por …

BE miraton konkluzionet, konferenca e anëtarësimit shtyhet për në mars

Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian miratojnë të hënën përfundimet për procesin e zgjerimit, …

Merkel s’premton negociata për Shqipërinë: Shpresoj me Maqedoninë

Kancelarja gjermane Angela Merkel shpreson që të hapë konferencën ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut qysh …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *