I sekuestrohet makina, Ilda Bejleri në Prokurori për dy akuza

Makina e moderatores së Top Channel, Ilda Bejleri është sekuestruar nga policia për shkak të përfshirjes në një aksident të ndodhur dje në mbrëmje në Tiranë. Policia njofton se makina është sekuestruar ne cilësinë e provës materiale me qëllim këqyrjen dhe kryerjen e ekspertimeve të nevojshme autoteknike.

Bejleri aksidenti një 63 vjeçare, por kjo e fundit nuk ka marrë dëmtime serioze.

Ndërkohë, moderatorja është dërguar në Prokurori për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Njoftimi i policisë

Informacion përfundimtar në lidhje me aksidentin e ndodhur mesditën e djeshme në Bulevardin “Gjergj Fishta”, Tiranë.

Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me aksidentin e ndodhur në Bulevardin “Gjergj Fishta”, më datë 12.02.2020, ku ka mbetur e dëmtuar shtetasja me iniciale E. Gj, 63 vjeçe, ju informojmë se:

Në vijim të veprimeve hetimore, në orët e mbrëmjes grupi hetimor ka shoqëruar dhe intervistuar në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, shtetasen me iniciale I. B., 33 vjeçe.

Policia Rrugore e Tiranës, krahas veprimeve të tjera hetimore, me qëllim sqarimin e rrethanave, në funksion të dokumentimit të plotë të aksidentit rrugor, si pasojë e të cilit ka mbetur e dëmtuar këmbësorja E. GJ., ka sekuestruar ne cilësinë e provës materiale automjetin në pronësi të shtetases I. B., me qëllim këqyrjen dhe kryerjen e ekspertimeve të nevojshme autoteknike.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetases I. B, si e dyshuar për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Check Also

Punonjësi i morgut nxjerr foto me trupin e pajetë të Maradonës, merren masa ndaj tij

Teksa e gjithë Argjentina po vajton legjendën e futbollit, Diego Maradona, punonjësi i një agjencie …

Kina lëshon një anije kozmike robotike në Hënë, synimi: Nga e ka origjinën?

Kina njoftoi të martën se kishte nisur me sukses një anije kozmike robotike për të …

Një kalë që shikon garat me kuaj…

Në Britani mund dhe të shikosh një 3-vjeçar që ndjek garat me kuaj në shtëpi, …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *