Skoci- Ditën e sotme shefja e Shëndetësisë Catherine Calderwood ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj.
Ajo ka dhënë dorëheqjen pasi është fotografuar duke shkelur rregullat bazë të COVID-19.
Calderwood i kërkonte vazhdimisht popullit skocez të qëndronin në shtëpi të izoluar, por ajo vetë u fotografua disa herë duke udhëtuar fundjavave bashkë me familjen, në shtëpinë e saj të dytë në bregdetin lindor të Skocisë.
Në një deklaratë të shkurtër ajo ka thënë se “me zemër të thyer” po heq dorë nga puna e saj, duke pranuar se një gjest i tillë ishte i gabuar dhe mund të ishte një shperqëndrim për të gjithë.
Kujtojmë që deri më tani në Skoci 218 persona kanë humbur jetën, ndërsa 3.706 janë të infektuar nga COVID-19.