Google “dhuron” 800 milionë dollarë për të përballur koronavirusin

Gjiganti i teknologjisë Google ka vendosur të shpërndajë rreth 800 milionë dollarë për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, qeveri dhe organizata të ndryshme që kanë në fokus shëndetësinë.

Një kontribut që pjesërisht do t’i jepet edhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 250 milionë dollarë në formë kreditesh publicitare. si dhe për rreth 100 agjenci shtetërore që dëshirojnë të reklamojnë iniciativat e tyre për të përballuar pandeminë.

Ndërkohë, rreth 350 milionë dollarë kreditë për Google Ads do t´i shpërndahen për sipërmarrjet e reja dhe të regjistruara gjatë vitit 2020, të cilat po vuajnë edhe më shumë nga bllokimi i ekonomisë globale.

Ndër financimet e ndryshme, edhe direkte, vlen të përmendet kontributi për universitetet dhe institutet e kërkimit që po studiojnë ose eksperimentojnë terapi kundër COVID-19.

Check Also

Facebook blen Kustomer me vlerë 1 miliard dollarë

Rrjeti më i madh social në botë, Facebook, njoftoi se do të blinte shërbimin ndaj …

A do të donit ta shihnit eklipsin në këtë mënyrë?

Duhet parë dy herë kjo foto. Në pamje të parë të duket si foto jo …

Elefanti më i vetmuar në botë më në fund do të ketë shokë

Elefanti Kaavan ka kaluar 35 vitet e fundit në kopshtin zoologjik Marghazar në Pakistan, por …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *