Gjykata në Kinë vendosi që burri të paguajë gruan për punët e shtëpisë

Një gjykatë në Pekin ka vendosur që një burrë që të kompensojë gruan e tij për punët e shtëpisë që bëri gjatë martesës së tyre, ndërkohë që ishin në gjyqin e ndarjes.

Gruaja do të marrë 50,000 juanë (7,700 dollarë) për pesë vjet punë të papaguar.

Rasti ka hapur një debat të madh në internet mbi vlerën e punës në shtëpi, me disa që thonë se shuma e kompensimit ishte shumë e vogël.

Vendimi vjen pas prezantimit nga Kina të një kodi të ri civil.

Sipas të dhënave të gjykatës, burri i identifikuar me mbiemrin e tij Chen kishte bërë kërkesë për divorc vitin e kaluar nga gruaja e tij, me mbiemrin Wang, pasi u martua në 2015.

Ajo hezitoi të divorcohej në fillim, por më vonë kërkoi kompensim financiar, duke argumentuar se Chen nuk kishte marrë përsipër asnjë punë shtëpie ose përgjegjësi për kujdesin e djalit të tyre.

Gjykata e Rrethit Fangshan e Pekinit vendosi në favor të saj, duke e urdhëruar atë të paguante detyrimin ushqimor mujor prej 2.000 juan(19 dollarë), si dhe pagesën e njëhershme të 50.000 juanve për punët e shtëpisë që ajo ka bërë.

Kryetari i trupit gjykues u tha gazetarëve se ndarja e pasurisë së përbashkët të një çifti pas martese zakonisht përfshin ndarjen e pasurisë së prekshme.

“Por punët e shtëpisë përbëjnë vlerë pasurore të paprekshme”, tha gjykatësi.

Vendimi u bë sipas kodit të ri civil në vend, i cili hyri në fuqi këtë vit. Sipas ligjit të ri, një bashkëshort ka të drejtë të kërkojë kompensim në një divorc nëse ai ose ajo mban më shumë përgjegjësi në rritjen e fëmijëve, kujdesin për të afërmit e moshuar dhe ndihmën e partnerëve në punën e tyre.

Më parë, bashkëshortët që divorcoheshin mund të kërkonin një dëmshpërblim të tillë vetëm nëse ishte nënshkruar një marrëveshje paramartesore, një praktikë e pazakontë në Kinë.

Në mediat sociale, çështja ndezi debate të nxehta.

Disa përdorues të mediave sociale theksuan se 50,000 juan për pesë vjet punë ishte shumë pak.

“Unë jam pa fjalë, puna e një amvise me kohë të plotë po nënvlerësohet. Në Pekin, punësimi i një dadoje për një vit kushton më shumë se 50.000 juanë”, tha një komentues.

Të tjerët theksuan se burrat duhet të marrin më shumë detyra shtëpiake në radhë të parë.

Disa gjithashtu u bënë thirrje grave që të vazhdojnë karrierën e tyre pas martese.

“Zonja, mos harroni të jeni gjithmonë të pavarura. Mos hiqni dorë nga puna pas martesës”, shkruajti një person në instagram.\BBC

Check Also

Pse nuk u quajt kurrë mbret? Historia e princit të ndjerë Philip (PROFIL)

Duka i Edinburgut, pa dyshim bashkëshorti më i famshëm në botë, u nda nga jeta …

Shkrirja me shpejtësi e akullnajave në Antarktidë rrezikon rritjen me shpejtësi të nivelit të oqeaneve – Studimi

Shelfet e akullit janë kritike për të mbajtur të ekuilibruar peizazhin tipik të Antarktidës, pasi …

Missi humbet kurorën pasi bëri “twerk” në TikTok

25-vjeçarja që u shpall Miss në Papua Guinea e Re, humbi titullin e saj pasi …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *