Gazetari i madh Adi Krasta bëhet vartës i Çim Pekës

Pas një periudhe emigrimi në Kosovë në televizionin e Berat Buzhalës, Adi Krasta duket se ka ndërmend të rikthehet sërish në atdhe.

Këtë lajm të madh për të gjithë shqiptarët, ai ka zgjedhur ta japë vetë personalisht duke njoftuar se tashmë e ka gjetur një hapësirë të fjalës së lirë dhe se ai sipas tij është televizioni i Çlirim Pekës, apo i njohur ndryshe si televizioni i Shkëlzen Berishës, djalit të ish kryeministrit Sali Berisha.

Pavarësisht se ai është ankuar vazhdimisht për mungesë të lirisë dhe pavarësisë së fjalës së gazetarëve, tashmë ai ka mundur të gjejë vendin të cilin e quan si të duhurin për profesionistë dinjitozë si ai.

“Para disa ditesh kolege gazetare qe po punojne per nje stacion te ri televiziv, Syri Television, me kane bere nje ftese publike per te punuar me ta.

E pranoj me deshire ftesen e tyre te respektueshme.

Gjithmone kam patur bindjen se gazetaria mund te jete nje profesion dinjitoz. Faktet jane kokeforte e te pandryshueshem. Ja vlen te punohet per t’i percjelle ato tek publiku besnikerisht. Vendit i duhet nje publik i informuar.

Eshte gjithmone nje lajm i mire lindja e nje televizioni te ri”, shkruan Krasta i cili tashmë do t’i bashkohet ikonës tjetër të gazetarisë së lirë Çlirim Peka.

Check Also

Foto e tyre bëri xhiron e rrjetit, kush është biznesmenia e përqafuar me Donald Veshajn

Lajmi për ndarjen e Beatrix dhe Donald u zbeh shpejt, kur në rrjet qarkulluan fotot …

Vrasja e rreqebullit; aktivistët denoncojnë mosveprimin e Prokurorisë së Elbasanit

Prokuroria e Elbasanit i kërkoi Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan të pushojë çështjen e …

Ky fshat italian ishte i famshëm për të moshuarit…por pastaj ata u zhdukën

Që nga vitet 1990, Campodimele, një fshat që shtrihet në kodra, në Italinë qendrore, është …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *