Frika nga Koronavirusi, British Airways anulon fluturimet edhe në Shqipëri

Frika nga koronavirusi ka detyruar kompaninë e fluturimeve British Airways të anulojë një pjesë të fluturimeve, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Edhe pse zyrtarisht vendi yne nuk është i prekur nga koronavirusi, Covid19, ku institucionet shtetërore deklarojnë se s’ka asnjë rast, kompania britanike e fluturimeve ka anuluar udhëtimet drejt Shqipërisë. Një lajm i tillë bëhet i ditur nga rrjeti më i madh ameriakn televiziv CNN.

Anulimi i fluturimeve lidhet në datat 16 dhe 28 mars, duke përfshirë udhëtimet në Shqipëri, SHBA, Francë, Itali, Austri, Belgjik, Gjermani, Irlandë, Zvicër. Në disa prej shteteve ka pasur raste të prekjes nga sëmundjet e koronavirusit, madje dhe me vdekjen e një numri të konsiderueshëm të shtetasve të saj, ku vetëm në Itali janë regjistruar 41 viktima.

“British Airways, një nga kompanitë më të mëdha ajrore në Europë, ka njoftuar se do të anulojë disa fluturime për t’i përballuar uljen e rrezikut për shkak të problemit të koronavirusit.

Ne do të kontaktojmë klientët në fluturime të anuluara, në mënyrë që të diskutojmë mbi opsionet e tyre të udhëtimit, përfshirë rishikimin në transportuesit e tjerë kur është e mundur, rimbursimet e plota ose prenotimet me BA për një datë të mëvonshme të udhëtimit,” thuhet në deklaratën e kompanisë.

Kompania ka anuluar mbi 200 fluturime për vajtje-ardhje ose tranzit nga Londra drejt Nju Jorkut, apo Italisë, Francës, Austrisë, Gjermanisë, Irlandës, Zvicrës. Udhëtimet e anuluara nga aeroporti Gatwick jane edhe drejt aeroportit te Rinasit.

Check Also

Miti i intubimit – Çfarë na tregojnë statistikat: Vdes apo shpëton

“Nëse futesh në intubim nuk ka kthim mbrapa!” Ky është një mit urban që në …

Qyteti i vogël belg bëhet qendra e botës falë Pfizer

E ardhmja e botës varet nga një qytet belg aq i vogël saqë parkingu i …

Jennifer Lopez akuzohet se kopjoi në detaje Beyoncen

Nga veshja, flokët dhe deri te kërcimi te një karrige e ndriçuar, performanca e Jennifer …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *