Florjan Binaj prej kohësh është pjesë e kastit të “Portokallisë”, dhe ka punuar në disa programe në Top Media, por duket se një program i kohëve të fundit e ka zhgënjyer aktorin e humorit.
Ai ka treguar hapur se ka mbetur i zhgënjyer se si televizioni ku ai punon, me anë të këtij program po promovon antivlerat e shoqërisë, dhe jo vlerat e saj.

“Televizioni duhet të edukojë njerëzit, shikuesit, ndjekësit, sidomos rininë e cila do pika orientimi dhe frymëzimi. Sot u zhgënjeva jashtë mase nga një program që po jepet në televizionin ku punoj. Dëshpërim që sot në televizion promovohen antivlerat dhe jo vlerat. Kjo do i hapë rrugën një udhe pa krye”,- shkruan aktori Binaj në një status në rrjete sociale.
Florjani ka preferuar të mos përmendë asnjë emër, por kuptohet se behet fjale per emisionin Aventurieret qe nisi mbreme ne TCH!