Faqja zyrtare e familjes mbretërore britanike, aksidentalisht është lidhur me një faqe pornografike. Sipas Daily Mail, faqja e bamirësisë për Dolen Cymru, në patronazh të princ Harryt, i dërgon pa dashje vizitorët në një faqe pornografike.
Gabimi i dërgimit të vizitorëve në një faqen që ofron skena seksi live, është rregulluar tashme dhe qëndron i lidhur vetëm me faqen e saktë, atë për Dolen Cymru që është hapur në vitin 1985 dhe ka si synim ndryshim të qëndrueshëm pozitiv në Mbretërinë e Lesothos, në Afrikën e Jugut dhe në komunitetet e Uellsit. Almedia