Eksperimenti i frikshëm me koronavirusin, shikoni sa jeton brenda shtëpisë tuaj

Reuters/ Koronavirusi i ri thellësisht ngjitës, që ka shpërthyer në një pandemi globale, mund të mbetet i qëndrueshëm dhe infektues në ajër për orë të tëra ndërsa në sipërfaqe të ndryshme edheje ditë, bëhet e ditur sipas një studimi që duhet të ofrojë udhëzime për të ndihmuar njerëzit të shmangin marrjen e sëmundjes.

Shkecëtarët nga Instituti Kombëtar i Alergjive dhe Sëmundjeve infektive, NIAID, pjesë e Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA, u përpoqën që të imitojnë virusin që lëshin një person i infektuar përmes kollës ose prekjes së objekteve mbi sipërfaqet e përditshme, në një mjedis shtëpiak ose spitalor.

Ata përdorën një pajisje që imitonte shpërndarjen e piklatve mikroskopike të krijuara nga kolla ose teshtima.

Shkencëtarët më pas hulumtuan se përsa kohë virusi rezistoi si infektues në këto sipërfaqe. Studimit u publikua në internet nga ‘New England Journal of Medicine’ të martën.

Testimet treguan se kur virusi perhapet nga dikush që kollitet ose teshtin, ai mbetet në ajër i gatshëm për të infektuar akoma njerëz edhe për të paktën 3 orë.

Mbi plastikë dhe në çelik inoks, virusi mund të qëndrojë edhe për tre ditë. Në karton, virusi nuk rezistoi më shumë se 24 orë. Në bakër u desh katër orë që virusi të bëhej inaktiv.

Check Also

Bora që s’pushon në një qytet rus: shih me sy e plas me zemër!

Banorët e qytetit të Norilsk në veri të Rusisë janë mbyllur në shtëpitë e tyre …

Shikojnë gjyshen nga dritarja e spitalit që po lufton me Covid-19

Sonja Salaiz, Monica Garcia dhe Dominik Garcia shikojnë nga dritarja e spitalit të Meksikës gjyshen …

Facebook blen Kustomer me vlerë 1 miliard dollarë

Rrjeti më i madh social në botë, Facebook, njoftoi se do të blinte shërbimin ndaj …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *