E dhunoi keqas se i kërkoi distancën mes njëri-tjetrit

“Më qëndro larg!”, kjo është kërkesa e një të riu i cili siç duket pasi ka parë e dëgjuar mjaftueshëm për distancimin social, ka kërkuar të njëjtën gjë nga një tjetër person. Kaq ka mjaftuar që pas këtij urdhëri të nis ë sherri dhe grushtat. Ngjarja është zbuluar në spitalin e Traumës ku një I ri me inicialet Bledar K. mbërriti me urgjencë për t’u kuruar. Ai kishte dëmtime të shumta. Kanë qenë mjekët, tha një burim, që njoftuan policinë dhe sapo aty kanë mbërritur forcat e policisë Bledar K ka kryer kallzimin. “Isha në një varrim, ka treguar i dëmtuari së bashku me babain tim. Në afrësi të rrugës së Pezës, në urën me dërrasa na zuri rrugën një person që po ecte në këmbë me lëvizje të çrregullta. I thirra na qëndro larg. Pastaj i kërkova të na hapte rrugën të kalonim ne. Ai u afrua dhe më goditi me grushte”.

Policia raporton në procesverbal se grindjen mes të rinjve e kanë ndarë vetë banorët e Pezës, të cilët njëkohësisht kanë kërkuar edhe një autoambulancë për të transportuar të dëmtuarin në spital. Në kartelën e tij mjekët e spitalit të Traumës përshkruajnë se Bledar K. kishte pësuar dëmtime të hundës , thyerje si dhe shëmbje të shpatullës .

Burimi nga policia tha se nga dëshmitë, personi që nuk respektonte distancën dhe nuk ka hapur rrugën është F. Dorzi, i cili sapo është shoqëruar në komisariatin numër gjashtë ka rrëfyer se nuk e njihte personin me të cilin ishte rrahur. Ishte një konflikt i çastit ka treguar i dyshuari, i cili është nxehur që i kanë kërkuar të hapë rrugën dhe të qëndrojë larg. Policia thotë për gazetën “Si” se Dorzi është person i skeduar më herët, si i proceduar në gjendje të lirë në një rast për kanosje dhe në rastin tjetër për shkaëtrrim prone. Kësaj radhe Dorzi do të përfundojë nën hetim për plagosje të rëndë me dashje, dhe do të jetë ekspertiza mjeko- ligjore që do të caktojë nëse është edhe i dyshuari i dëmtuar nga ky sherr që nisi me frazën “ hapu pak, sa të kaloj unë”.

Për këtë grindje që nisi për shkak distancimit policia ka kryer një sërë veprimesh që nga procesverbalet e sekuestruara pranë urgjencës, procesverbali i arrestimit në flagrancë të Dorzit dhe kallzimi si edhe dëshmitë e banorëve që ndodheshin krejt rastësisht në rrugë dhe që gjithashtu ndanë dy të rinjtë që situatë të mos shkonte më rëndë.

Check Also

Qëllohet me armë ndaj një shtëpie në Lundër, pronari bën denoncim në polici

Një person ka denoncuar në polici se ndaj banesës së tij është qëlluar me armë …

Kërkohej nga Italia për trafik droge, kapet në Durrës 31-vjeçari

Një 31-vjeçar që ishte në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Durrës. I riu me iniciale …

Policia italiane nxjerr pamjet: Si u ndoq dhe u kap kamioni me 400 kilogramë kokainë në Kosovë

Policia italiane ka publikuar pamjet e gjetjes së rreth 400 kilogramëve kokaine, që u sekuestruan …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *