Disa ditë pas martesës, Prokuroria trondit Fjolla Morinën, ndryshon akuza

Ka ndryshuar akuza për këngëtaren Fjolla Morina, nga “armëmbajtje pa leje”, “në trafikim të armëve dhe municioneve”.

“Abc News” raporton se këngëtarja rezulton të jetë marrë e pandehur nga prokuroria e Kukësit, për akuzën e “Trafikut të armëve dhe municioneve” kryer në bashkëpunim. Po ashtu edhe partneri i saj, Fisnik Syla dhe shoferin e këtij të fundit, Fitim Muji, akuzohen për këtë vepër.

Pak ditë më parë prokuroria e Kukësit u ka komunikuar akuzën e re tre personave të proceduar dhe tashmë çështja kundër Fjolla Morinës, Fisnik Syla dhe Fitim Mujit, ka përfunduar në gjykatën e Kukësit.

Më 19 shtator këngëtarja Fjolla Morina është arrestuar në pikën kufitare të Morinës me dy armë me vete. Ndërsa në makinë ishte i dashuri i saj dhe shoferi.

Check Also

Mungonte gjuha shqipe, bashkia zvicerane shfajësohet për instalacionin që ofendoi shqiptarët

Një instalacion në formën e zemrës në qendër të qytetit të Bulle në Zvicër ka …

Përmbytjet në Tiranë, fotoja që tërhoqi vëmendjen e “The Guardian” në 2016

Nga njëri dimër në tjetrin sapo tërhiqen ujërat, ne harrojmë. Por përmbytjet tek ne janë …

Certifikata dixhitale vaksinimi …Ja se si të shkoni me pushime këtë vit

Deri në fund të pandemisë, do të ketë dy kategori turistësh në Greqi – ata …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *