DiCaprio nuk ndalet, bën sërish thirrje që Lumi Vjosa të shpallet Park Kombëtar

Aktori i Hollywood-i, Leonardo DiCaprio nuk di të ndalet kur bëhet fjalë për mbrojtjen e Lumit Vjosë në Shqipëri.

Ai ka reaguar sërish disa orë më parë dhe këtë herë ka bërë thirrje përmes Twitter, duke kërkuar shpalljen e Vjosës si Park Kombëtar.

DiCaprio është shprehur se ky status ‘do ta mbrojë zonën nga digat dhe një kërcënim i ri si shpimet e naftës dhe gazit’.

Aktori e shoqëroi postimin me një artikull të organizatës ‘Global Wildlife Conservation’ të shkruar nga gazetarja Gege Li, një biokimiste e cila prej vitesh shkruan për natyrën në revista shkencore si ‘New Scientist’ apo ‘Chemistry World Magazine’.

Në artikull përmenden edhe protestat e vazhdueshme nga shoqëria civile dhe angazhimet e aktivistëve mjedisor apo dhe komunitetit shkencor për ta shpallur Vjosën Park Kombëtar.

 

 

Check Also

Vaksina kineze, publikohet studimi në revistën e njohur amerikane

Pas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vijnë edhe studimet e para perëndimore të vaksinës kineze Sinopharm. …

Shembet rruga në Romë, fundosen dy makina të parkuara

Një gropë rreth gjashtë metra e thellë dhe dymbëdhjetë metra e gjerë u hap sot …

Urdhër arresti për Marilyn Manson

Policia e Nju Hempshire ka gati mandatin e arrestit për këngëtarin Marilyn Manson, në lidhje …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *