Vetullat janë korniza e fytyrës. Sa më të plota të jenë ato, aq më e freskët dhe rinore duket pamja jonë. Në kryeqytet ka disa studio që ofrojnë këtë shërbim, por duke patur parasysh, se sa delikate është ndërhyrja në këtë pjesë të fytyrës, personi që punon vetullat duhet të jetë shumë profesionist.

Një prej tyre e kemi takuar këto ditë në Tiranë.

Anisa Braho, e kalon pjesën më të madhe të ditës në klinikën e saj pranë Stadiumit “Dinamo”. Online e gjen në @microblading_anisa.braho

Ka shumë vite që punon vetëm me vetullat e vajzave dhe grave duke u ofruar atyre një modelim shumë të veçantë për fytyrën e tyre.

Simpatike dhe e çlirët, Anisa është diplomuar në Akademinë e Arteve për pikturë. Ajo ka një sy të stërvitur për të kuptuar thuajse menjëherë formën e vetullës që i përshtatet çdo fytyre.

Çdo profesion kërkon pasion, po ky profesion e kërkon pasionin në mënyrë të veçantë. Për Anisën është çfarë ka dëshiruar që fëmijë.

Që në moshë të vogël, kam dizenjuar fustane dhe këpucë, të cilat i ruaja me shumë kujdes. Më pas fillova të vizatoj me dritëhije, duar dhe forma trupore të ndryshme nga njeri -tjetri, kryesisht bardhezi.

Më pas, duke u rritur, ndalova te vetullat. Në gjimnaz meresha me të miat, pastaj familje, fis e shoqëri nisën të donin të njëjtën gjë”, – na tregon Anisa për fillimet e një pune që atëherë nuk e dinte që do e kthente në profesionin e jetës.

Anisa në studion e saj

Anisa në studion e saj

Anisa përmirëson formën duke e harmonizuar me tiparet e tjera të fytyrës, dhe e bën atë të duket më e ëmbël dhe më tërheqëse.

“Kur unë kam nisur nuk ekzistonte kjo teknikë me të cilën punoj sot. Pas disa vitesh, zbuloj që kishte një infrastrukturë trajnuese shumê serioze në këtë fushë e fillova të mësoj. Teknika quhet Microblading, ndryshe imitimi i fijeve natyrale të vetullave”.

Anisa është trajnuar në “Phibrow Academy”, një shkollë ndërkombëtare, produktet e së cilës njihen si produktet Phibrows. Në Tiranë, ato sillen nga Vjena, ku prodhohen. Në studion e saj shohim pigmentet Phibrows, peneli manual, tehu, lapsat, gërshërët, furçat, vazelina e trajtimit të lëkurës për klientin, picetat etj.

Një gamë e gjerë produktesh Phibrows. Duke qenë se punon prej vitesh me të njëjtën teknikë, në të cilën ka tashmë një përvojë unike, Anisa ka marrë titullin “Phibrow Artist”.

Teknika quhet Microblading

Teknika quhet Microblading

Microblading nuk është tatuazh; që në fillimet e saj punët e para janë shoqëruar me kureshtje dhe emocion. Tashmë Anisën nuk e njohin më vetëm si Anisa Braho, por si Anisa Braho Microblanding, klientët i kanë dhënë edhe mbiemrin e teknikës që përdor.

Shpesh nuk kuptohet rëndësia e vetullës, por vetëm kur bëjmë një gabim në heqjen e saj e kuptojmë se çfarë i kemi shkaktuar pamjes sonë.

Vetulla është shumë e rëndësishme, – thotë Anisa,  dhe këtë e kuptojmë kur nuk e kemi më ose kur ndërhyjmë keq në të. Punimi me Microblading na sjell vetëbesim dhe kënaqësi në përditshmërinë tonë. Vetullat Microblading e plotësojnë shumë mirë, fytyrën, nuk je më e detyruar të bësh tepër make-up”.

Me aktoren Eva Alikaj

Me aktoren Eva Alikaj

Vetull Microblading ka pamje krejtësisht natyrale. Fijet krijohen nëpërmjet një tehu manual. Çdo fije që krijohet nëpërmjet tehut Phibrow, bëhet në distancë të barabartë nga tjetra. Kohëzgjatja e Microblading është rreth 3 vite.

Por a ka modë vetulla dhe cila formë e saj i reziston kohës?

Sigurisht që vetulla ka modë, por dhe duhet përshtatur me fytyrën. Për shembull vite më parë, vetullat kanë qenë shumë të holla. Kjo formë tregonte një pamje më të vjetër në moshë e aspak të freskët. Ndërsa tashme, ka mbi 10 vite që vetullat duken më të bukura, e më të kohë, duke qenë më të plota. Për t’i ngjasuar më tepër, vetullave tona kur kemi qenë fëmijë. Kjo sepse fytyra e njeriut ngjan më e freskët, e më rinore”.

Për Anisën, një vetull e bukur është një vetull e plotë dhe sipas saj kështu do të jetë për një kohë të gjatë./E.R-DITA