Bergamo, qyteti pa gjyshër…

Mjeku i fundit i familjes që humbi jetën në Bergamo nga koronavirusi ishte Vincenzo Leone, 65 vjeç.

Në qytetin më të prekur të Italisë, kanë humbur jetën aq shumë të moshuar, sa në mediat sociale dikush i ka vënë etiketimin prekës “Bergamo pa gjyshër”!

Sipas të dhënave zyrtare, ka ndodhur që në Bergamon me 110 mijë banorë të vdesin edhe më shumë se 100 persona brenda një dite të vetme. Mesatarja e jetëve të humbura në 24 orë atje është fiksuar tek 50 vetët. Pamjet e automjeteve ushtarake që transportojnë arkëmortet drejt varrezave të tjera në Itali janë kthyer në simbolin makabër e shokues të pandemisë së koronavirusit në vend.

Krematoret në Bergamo nuk po i bëjnë dot ballë fluksit të vdekjeve e mjaft trupa janë transferuar në zona të tjera të vendit. Sipas kryebashkiakut, në qytet ka edhe të moshuar që kanë vdekur në shtëpi me pneumoni, pa iu bërë testi i koronavirusit.

Corriere della Sera shkruan se për të ndihmuar qytetin e goditur dhunshëm nga sëmundja, janë nisur mbi 30 mjekë shqiptarë, të cilët do të qëndrojnë atje një muaj e do të paguhen nga qeveria shqiptare. Sipas disa burimeve shkruan e përditshmja e njohur, kryeministri shqiptar Edi Rama është shprehur “ se nuk e shihte dot Italinë në një gjendje kaq të vështirë”.

Check Also

Një kalë që shikon garat me kuaj…

Në Britani mund dhe të shikosh një 3-vjeçar që ndjek garat me kuaj në shtëpi, …

Miti i intubimit – Çfarë na tregojnë statistikat: Vdes apo shpëton

“Nëse futesh në intubim nuk ka kthim mbrapa!” Ky është një mit urban që në …

Qyteti i vogël belg bëhet qendra e botës falë Pfizer

E ardhmja e botës varet nga një qytet belg aq i vogël saqë parkingu i …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *