Zelenskij viziton Kharkivin dhe shkarkon shefin e sigurimit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskij ka shkarkuar shefin e sigurimit në Kharkiv, pasi sipas tij “ai nuk ka punuar për mbrojtjen e qytetit”.

Udhëheqësi i Kievit e bëri të ditur në fjalimin e tij të mbrëmjes në Telegram. Sipas asaj që u shpjegua, zyrtari “që në ditët e para të luftës” ka menduar “të kujdeset për interesat e tij”.

“Unë erdha, kuptova dhe pushova kreun e shërbimit të sigurisë të Ukrainës të rajonit (Kharkiv) për faktin se ai nuk punoi në mbrojtjen e qytetit që në ditët e para të luftës në shkallë të gjerë, por mendoi vetëm për veten e tij”, tha Zelenskij në fjalimin e tij të përditshëm kombëtar.

Për cilat motive? Oficerët e zbatimit të ligjit do ta kuptojnë”, shtoi ai.

Një ditë më parë Zelenskij vizitoi Kharkivin, qytetin e dytë më të madh në Ukrainë. Megjithëse pjesa më e madhe e fokusit të Kremlinit është kthyer në rajonin juglindor të vendit, forcat ruse ende po bombardojnë rregullisht Kharkivin.

Zyra e Zelenskijt tha se 2,229 ndërtesa janë shkatërruar në Kharkiv dhe rajon. “Ne do të rivendosim, rindërtojmë dhe rikthejmë jetën.

Në Kharkiv dhe në të gjitha qytetet dhe fshatrat e tjera ku erdhi e keqja”, thuhet në llogarinë e tij në Telegram.

Zelensky e kaloi udhëtimin e tij duke u takuar me zyrtarë lokalë – guvernatorin e rajonit Kharkiv dhe kryetarin e bashkisë – për të diskutuar programet e rindërtimit për rajonin, duke u bërë thirrje atyre që të “gjenin projekte të lezetshme” për të rindërtuar zonat e shkatërruara. “Ky është një shans për rrethe të tilla që të kenë një fytyrë të re”, – shtoi presidenti.

Check Also

“Fortesa” financiare ruse s’mund t’i përballojë sanksionet në afatgjatë

Rusia ka shpenzuar shtatë vitet e fundit duke krijuar mbrojtje të jashtëzakonshme financiare, megjithatë në …

Putin thirrje ushtrisë ukrainase: Merrni pushtetin dhe largoni Zelenskyn

“Ndoshta hera e fundit që më shihni të gjallë”. Kështu u shpreh Presidenti i Ukrainës …

Forcat ruse godasin Kievin në ditën e dytë të sulmit në Ukrainë

Shpërthime u dëgjuan mbi kryeqytetin ukrainas herët të premten, në ditën e dytë të sulmit …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *