Zbulohet në internet identiteti i pacienteve malazeze me koronavirus

Pasi kryeministri malazez Dusko Markoviç njoftoi të martën në mbrëmje se vendi tashmë kishte dy rastet e para të infektuara koronavirusit, identitetet e pacientëve u publikuan nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

Fotografi të njërës prej pacienteve dhe familjes së saj u postuan gjithashtu në internet.

Etnitë dhe besimet fetare të pacienteve më pas u vunë në shënjestër të komenteve me gjuhë urrejtjeje nga disa njerëz në rrjetet sociale.

Shoqata Malazeze kundër SIDA-s, CAZAS, tha që çdo pacient ka të drejtën e privatësisë dhe konfidencialitetit mjekësor.

“Nëse ndani fotografi të personave të infektuar nëpër rrjete sociale dhe përhapni informacione për shëndetin e tyre, po shkelni drejtpërdrejt privatësinë e tyre dhe të drejtat e pacientit. Kjo mund të ketë pasoja juridike”, tha CAZAS në një njoftim për shtyp.

Kryetari i OJQ-së Aleanca Qytetare, Boris Raoniç, paralajmëroi për rrezikun e përhapjes së intolerancës në vend si rezultat i koronavirusit.

“Stigmatizimi i të infektuarve dhe familjeve të tyre është një rrezik i madh në periudhën e ardhshme”, shkroi Raoniç në Tëitter.

Dy pacientet e para me koronavirus në vend ishin rikthyer së fundmi në Mal të Zi nga Spanja dhe nga SHBA-ja. Një paciente është nga qyteti i Ulqinit dhe tjetra nga Podgorica.

Mali i Zi është një shtet multi-etnik. Rreth 45 për qind e popullsisë identifikohen si malazezë dhe rreth 29 për qind si serbë. Shqiptarët përbëjnë rreth 5 për qind të popullsisë.

Check Also

Princi Andrew do të përballet në gjyq për sulm seksual

Një gjykatë federale në Nju Jork hodhi poshtë mocion për të rrëzuar padinë kundër Princit …

Dorëheqja e Zoran Zaev, Maqedonia e Veriut drejt formimit të Qeverisë së re

Dimitar Kovaçevski, të mërkurën, më 29 dhjetor, pritet edhe zyrtarisht të mandatohet si kryeministri i …

Mijëra fluturime anulohen për Krishtlindje në mbarë botën

Të paktën 4,500 fluturime janë anuluar dhe 10,000 të tjera kanë pasur vonesa të konsiderueshme …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *