542 persona kanë humbur jetën këtë të mërkurë në Itali si pasojë e Covid 19. Nëse bëjme një krahasim me buletinin e të martës, kemi 62 viktima më pak.
Tashmë shifra e përgjithshme e viktimave që nga fillimi I epidemisë në këtë vend ka shkuar në 17 mijë e 669.
Ndërkohë totalit të listës së të sëmurëve në raport me një ditë më parë i janë shtuar edhe 3836 persona të tjerë.
Kemi të bëjme me një rritje të vogël të personave pozitiv në raport me të martën.