Udhërrëfyesi i Përbashkët Evropian drejt heqjes së masave të kontrollit për Covid-19

Komisioni Evropian publikoi të mërkurën Udhërrëfyesin që duhet të ndjekin vendet anëtare të BE-së në heqjen graduale të masave ekstreme që kanë ndërmarrë, duke respektuar kriteret, masave dhe rekomandimet e këtij dokumenti.

Ky dokument nuk përbën një sinjal për heqjen e menjëhershme të masave aktuale dhe asnjë datë, pasi vendet duhet të marrin masa individuale në bazë të situatës në secilin prej tyre, njëkohësisht në koordinim të plotë në nivel evropian.

Që një vend të nisë me lehtësimin e masave duhet ndjekur kriteret e mëposhtme:

Kriteret:

1. Kriteri epidemiologjik që tregon që tregon se përhapja e sëmundjes është ulur në mënyrë thelbësore dhe se është e stabilizuar për një periudhë të qëndrueshme kohe. Kjo mund të dëshmohet, përshembull, nga një ulje e qëndrueshme e numrit të infektimeve të reja, të numrit të shtrimeve në spital dhe të atij të pacientëve nën kujdesin intensiv.

2. Kapaciteti i mjaftueshëm i sistemit shëndetësor, në terma, përshembull, të shkallës së zënies të njësive të kujdesit intensiv, të numrit të përshtatshëm të shtretërve spitalorë, të qasjes ndaj prodhimeve farmaceutikë që nevojiten në njësitë e kujdesit intensiv, të ngritjes së rezervave të pajisjeve, si dhe të numrit të përshtatshëm të stafit mjekësor që nevojitet, etj.

3. Kapaciteti i përshtatshëm vëzhgues, përfshirë kapacitetin e testimit në shkallë të gjerë për zbulimin dhe vëzhgimin e përhapjes së virusit, në kombinim me mundësitë e gjurmimit të kontakteve për të izoluar njerëzit në rast rishfaqjeje dhe përhapjeje të mëtejshme të virusit, etj.

Ulja e masave të imponuara nga Covid-19 në një mënyrë të koordinuar është një çështje e interesit të përbashkët evropian, dhe duhet të respektojë disa parime.

Parimet:

1. Veprimet duhet të bazohen vetëm në shkencë dhe të kenë shëndetin publik në qendër të vëmendjes.

2. Veprimet duhet të koordinohen mes vendeve anëtare.

3. Respekti dhe solidariteti mes vendeve anëtare mbetet thelbësor.

Për menaxhimin e suksesshëm të heqjes graduale të masave aktuale të izolimit nevojitet një kombinim i masave shoqëruese, të rëndësishme për të gjitha vendet anëtare.

Masat shoqëruese :

1. Mbledhja e të dhënave dhe zhvillimi i një sistemi të fuqishëm raportimi.

2. Krijimi i një kuadri për gjurmimin e kontakteve dhe të paralajmërimit nëpërmjet aplikimeve që respektojnë privatësinë e të dhënave.

3. Rritja e kapacitetit testues dhe njësimi i mënyrave të testimit:

a Zhvillimi dhe rritja e qëndrueshme e kapaciteteve të diagnostikimit

b Ngritja e përshtatshme e skemave të testimit

c Shpërndarja e kiteve të vetë-testimit, pasi të jenë vlerësuar si të sigurta

4. Rritja e kapacitetit dhe aftësive të sistemeve të kujdesit shëndetësor.

5. Vijimi i rritjes së kapacitetit mjekësor dhe të pajisjeve të mbrojtjes personale.

6. Zhvillimi ndërkohë i një vaksine të sigurtë.

7. Njëkohësisht zhvillimi i trajtimeve të sigurta dhe efektive të trajtimeve dhe ilaçeve.

Bazuar në prova shkencore, Komisioni i rekomandon vendeve anëtare se si të bëhet heqja graduale e masave:

Rekomandimet:

1. Veprimet duhet të jenë graduale, meqë masat do të hiqen në hapa të ndryshëm dhe me kohë të mjaftueshme ndërmjet tyre (p.sh. një muaj), pasi ndikimi i tyre mund të matet vetëm në kohë.

2. Masat e përgjithshme duhen zëvendësuar pak nga pak me masa të shënjestruara:

a Grupet më të prekshme të shoqërisë duhen mbrojtur për një kohë më të gjatë

b Njerëzit e diagnostikuar me simptoma më të buta duhet të vihen në kuarantinë dhe të trajtohen siç duhet.

c Alternative më të sigurta duhet të zëvendësojnë masat aktuale të përgjithshme ndaluese.

d Gjendjet e përgjithshme të emergjencës me fuqi të jashtëzakonshme për qeveritë duhet të zëvendësohen me ndërhyrje më të shënjestruara nga ana e qeverive, në përputhje me kushtetutat e tyre.

3. Heqja e masave duhe të nisë me ato me impakt vendor dhe në mënyrë graduale të shtrihet në masa me mbulim më të gjerë gjeografik, duke marrë parasysh veçantitë kombëtare.

4. Nevojitet një qasje me faza për hapjen e kufinjve të brendshëm dhe të jashtëm, eventualisht për rivendosjen e funksionimit normal të zonës Shengen:

a Kufinjtë e brendshëm duhet të hiqen në mënyrë të koordinuar me Komisionin Evropian.

b Hapja e kufinjve të jashtëm dhe qasja e shtetasve jashtë kufinjve të BE-së duhet bërë në një fazë të dytë.

5. Ri-nisja e veprimeve ekonomike duhet të bëhet gjithashtu me faza, duke garantuar se autoritetet dhe bizneset mund të përshtasin rritjen e aktivitetit në mënyrë të sigurtë.

6. Grumbullimi i njerëzve duhet lejuar në mënyrë progressive. Vendet anëtare duhet të përqëndrohen në përshkallëzimin me radhë sipas veçantisë së kategorive të ndryshme:

a) Shkollat dhe universitetet (me masa të veçanta si kohë të ndryshme për drekën, rritjen e pastrimit, klasa më të vogla në numër…etj)

b) Aktivitetet tregëtare me numër të caktuar maksimal personash

c) Aktivitetet shoqërorre (restorante, kafe etj) me mundësi përshkallëzimi (orë të kufizuara dhe numër maksimal klientësh të lejuar, etj.)

d) Grumbullimet masive si festivalet dhe koncertet

7. Përpjekjet për parandalimin e përhapjes së virusit duhet të ruhen, nëpërmjet fushatave të ndërgjegjësimit përshembull.

8. Veprimet duhen vëzhguar vazhdimisht dhe të zhvillohet përgatitja për kthimin në masat shtrënguese sipas nevojës.

Check Also

Shqipëria më e ekspozuara ndër vendet europiane ndaj pasigurisë për ushqim

Një raport i Bankës Botërore me titull “Pasiguria ushqimore në varësi të të ardhurave të …

Rama: OSBE, mision i suksesshëm, tani duam Këshillin e Sigurimit në OKB

Shqipëria e vlerëson të suksesshme Presidencën e OSBE-së, pavarësisht vështirësive që dolën përgjatë këtij viti …

18 të vdekur, 801 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë ndërruar …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *