U akuzua nga Gjermania për pirateri moderne, reagon kompania amerikane: Të pavërteta

Kompania amerikane 3M hodhi poshtë akzuat e bëra nga Gjermania se një ngarkesë me 200 mijë maska mbrojtëse i porositur nga qyteti i Berlinit nisur nga pandemia e COVID-18 është konfiskuar në kryeqytetin tajlandez Bangkok, nga zyrtarët amerikanë.

Sipas kompansië “3M” nuk ka asnjë të dhënë për maskat e konfiskuara si edhe fatura të porosisë nga kryeqyteti gjerman.

Ministri i brendshëm i krahinës së Berlinit, Andreas Geisel, akuzoi SHBA-në për pirateri moderne.

Qeveria e Berlinit tha se ngarkesa me maskat e prodhuara në SHBA, ishte konfiskuar në Bangkok. Sipas ministrisë së Brendshme, maskat ishin porositur nga forcat policore të Berlinit, por nuk mbërritën kurrë në destinacion.

Autoritetet gjermane i bënë thirrje administratës Trump t’i përmbahet rregullave të tregtisë globale. Kompania amerikane që i prodhoi, “3M”, u ndalua të eksportojë pajisjet mjekësore në vendetë tjera mbi bazën e një ligji të kohës së luftës me Korenë, i aktivizuar nga presidenti amerikan Donald Trump. Ndërsa njoftoi hyrjen në fuqi të ligjit të luftës ditën e premte, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se pajisjet mjekësore nevojiteshin brenda vendit.

Gjermania nuk është e vetmja që ankohet për praktikat amerikane. Në Francë disa liderë rajonalë thanë se po luftojnë për të siguruar pajisjet mjekësore pasi SHBA po ia pamundëson këtë.

Check Also

Drejtori i pritshëm i CIA-s paralajmëron për rrezikun e Kinës

Shtetet e Bashkuara duhet të trajnojnë agjentët dhe analistët e tyre të zbulimit mbi kërcënimin …

Çfarë po ndodh me shpërndarjen e vaksinave në botë?

Prej një viti e gjithë bota po përballet me pandeminë e COVID-19 dhe kur vaksinat …

COVAX dorëzon vaksinat e para në një moment historik

Covax ka dorëzuar dozat e para të vaksinave kundër Covid-19 në një moment historik për …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *