Tymi nga bateria e celularit detyron avionin të bëjë ulje të detyruar

Një avion i “British Airways” u detyrua të bënte ulje emergjente pasi telefoni i një prej pasagjerëve u nxeh dhe filloi të lëshonte tym.

Pasagjerët lajmëruan menjëherë stafin e avionit sapo panë tymin e çuditshëm që filloi të dilte nga një prej sediljeve të “bussines class”.

Avioni i nisur nga aeroporti i Gatwick, me destinacion Tampan në Florida, bëri ulje të detyruar në Bermuda, ku ishte në gatishmëri dhe një ekip zjarrfikësish.

Të gjithë pasagjerët u urdhëruan të largohen nga avioni duke i lënë bagazhet brenda dhe më pas në kabinë hynë zjarrfikësit që hoqën telefonin që përhapi panikun.

Më pas, kur avioni u rinis drejt destinacionit, një prej pjesëtarëve të stafit tha me shaka se telefoni nuk do të punojë më.

Check Also

Franca goditet nga vala e katërt e virusit, rriten me 150% të infektuarit

“Franca është goditur nga vala e katërt e infeksionit nga koronavirusi që këtë herë është …

Britania nuk njeh çertifikatën evropiane të vaksinimit

Britania hoqi të hënën masat e fundit antiCovid, në atë që u quajt “dita e …

Tragjedi në Gjermani, përmbytjet shkaktojnë mbi 80 viktima, 1300 të zhdukur

Është një tragjedi e rëndë. Mbi 80 persona kanë humbur jetën në përmbytjet e mëdha …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *