Trump shtyn masat e izolimit deri më 30 prill: Skenari më i mirë, 100 mijë të vdekur

Presidenti Trump shtyu masat për izolimin e qytetarëve deri në 30 prill, si një përpjekje për të mbajtur numrin e vdekjeve brenda skenarëve më të mirë parashikuar nga ekspertët amerikanë.

Megjithëse presidenti Trump kishte deklaruar më parë që planifikonte kthimin e biznesit dhe jetës normale brenda 12 prillit, për festën e Pashkëve, ekspertët e shëndetit publik paralajmëruan se heqja e kufizimeve deri në Pashkë, më 12 prill, do të shkaktonte vdekje të panevojshme dhe dëme ekonomike më të mëdha se sa izolimi.

“Asgjë nuk do të ishte më e keqe se shpallja e fitores para se të fitohej fitorja,” tha Trump në një konferencë për shtyp të dielën në mbrëmje, pasi shtoi se me shumë gjasa në dy javët e ardhshme numri i vdekjeve në Amerikë pritet të ketë pikun.

Presidenti pohoi të dielën se Pashka ishte thjesht një “aspiratë” dhe ai shpreson që vendi “të jetë në rrugën tonë për t’u rikuperuar” deri më 1 qershor.

Trump tha se administrata e tij po shton udhëzimet ndaj qytetarëve në mënyrë që të shmanget një numër i madh vdekjesh. Presidenti tregoi se ekspertët kanë parashikuar në skenarin më të keq rreth 2.2 milion vdekjeve në Sh.B.A nëse masat drastike nuk do të ndërmerreshin dhe nuk do të respektohen.

Trump tha se administrata po punon për të mbajtur numrin e parashikuar të vdekjes nën 100 mijë.

Më parë gjatë ditës, këshilltari shëndetësor i Shtëpisë së Bardhë, Dr Anthony Fauci tha se në SHBA mund të ketë deri në 200 mijë vdekje si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara tek personat nga koronavirusi, si dhe miliona të infektuar, megjithëse ai paralajmëroi se numrat bazohen në modele dhe asgjë nuk është e sigurt.

Ndërsa Trump mund të nxjerrë udhëzime federale, ai nuk ka fuqinë të vendosë nëse vendi mund të rihapet, pasi ato vendime janë duke u marrë nga qeveritarët e secilit shtet. Udhëzimi i administratës Trump këshillon njerëzit që të qëndrojnë kryesisht në shtëpi dhe të shmangin grupet me më shumë se 10 njerëz.

Shtetet në të gjithë vendin kanë porositur banorët të qëndrojnë kryesisht në ambiente të mbyllura, dhe shkollat, restorantet dhe bizneset e tjera janë mbyllur. CDC u ka kërkuar banorëve të Neë York, Neë Jersey dhe Connecticut që të shmangin udhëtimet jo thelbësore për 14 ditë.

Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, SHBA0të janë në vend të parë për numrin e të infektuareve: rreth 143 mijë të prekur, 2509 prej të cilëve kanë humbur jetën.

Check Also

Zelli i tepërt i socialistëve kuksianë vë në siklet kryeministrin Rama

Kryeministri Edi Rama duket se u vu në siklet të premten para opinionit publik pasi …

Kukësi i heq titullin “Nder i Qarkut” publicistit kosovar Veton Surroi

Publicistit dhe politikanit kosovar Veton Surroi, i hiqet titulli “Nderi i Qarkut Kukës” i dhënë …

“Lëvizni me urgjencë”, Kim flet për mbledhjen e KED dhe përsërit thirrjen

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ripërsërit edhe njëherë thirrjen për politikën shqiptare se …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *