Tre të infektuar me koronavirus në Kosovë

Të shtunën ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, konfirmoi se numri i të infektuarve me koronavirus ka arritur në tre. I prekuri është një 39 vjeçar.

Të premten autoritetet thanë se janë konfirmuar dy raste të infektimit “një 20 vjeçare shtetase italiane dhe tjetri shtetas i Kosovës i moshës 77 vjeçare”.

Rasti i tretë është një i afërm i 77 vjeçarit nga komuna e Vitisë në Kosovën lindore.

Naser Ramadani, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, tha gjendja e të prekurve është e qëndrueshme.

Pas konfirmimit të rasteve, qeveria e Kosovës vendosi të mbyllë të gjithë kufijtë tokësor dhe linjat ajrore si dhe hyrje – daljet në komunat e Klinës dhe të Vitisë, dy qytete këto ku janë paraqitur rastet me koronavirus.

Po ashtu qeveria tha se ka ndërprerë transportin ndër urban në Kosovë si dhe transportin e organizuar ndërkombëtar.

Check Also

Shkon në 1.4 miliard numri i vaksinave të bëra në mbarë botën

Më shumë se 1.4 miliard vaksina të koronavirusit janë bërë në të gjithë botën, sipas …

Vendimi i fundit në SHBA, të vaksinuarit nuk janë të detyruar të mbajnë maskë

SHBA-ja do e heqë përdorimin e maskës në mjedise të mbyllura apo të hapura për …

Zhduket doktori që trajtoi opozitarin rus, Alexey Navalny

Një nga doktorët që u kujdes për opozitarin rus, Alexei Navalny, kur u dyshua se …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *