Thaçi: Vuçiçin e takova në Shtëpinë e Bardhë, do të raportoj në Parlamentin e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takuan sot në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e dha Zëri i Amerikës, ndërsa më vonë Thaçi e konfirmoi dhe shkroi në faqën e tij në facebook në mbrëmje.

“Sapo përfundova një takim të përbashkët me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Shtëpinë e Bardhë, me ftesë të emisarit special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ku i pranishëm ishte edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien. Kosova është e bekuar me mbështetjen e Amerikës dhe Presidentit Trump”, thotë Thaçi.

“Tani jam rrugës për në Kosovë. Pres që menjëherë, të mërkurën apo të enjten, të më mundësohet raportimi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për t’i njoftuar deputetët dhe qytetarët e Kosovës për takimet në Uashington dhe më specifikisht për takimin e sotëm. Duke qëndruar të bashkuara institucionet, partitë politike dhe qytetarët, Kosova do të jetë edhe më e fortë. SHBA është shpresa dhe besimi ynë. Jemi mirënjohës përjetë”, përfundon Presidenti i Kosovës.

Në një bisedë të shkurtër me Zërin e Amerikës, presidenti Thaçi tha se takimi u mbajt “duke dëshmuar vullnetin e mirë, pa ndonjë të veçantë nga takimi, vullnetin dhe simbolikën e fqinjësisë së mirë dhe domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshje përfundimtare që nënkupton paqen dhe stabilitetin për Kosovën, Serbinë por edhe tërë Ballkanin Perëndimor. Është jashtëzakonisht inkurajues roli udhëheqës që po dëshmon ambasadori Grenell dhe lidershipi i presidenti Trump në këtë drejtim”.

Presidenti Thaçi tha se takimi e ka mesazhin e veçantë sepse Shtetet e Bashkuara “po rikthehen në pozicionin që e ka pasur atë të përcaktimit të agjendave paqësore dhe të perspektivës euro – atlantike për tërë Ballkanin Perëndimor”.

Ai tha se rëndësia e takimit të sontëm është e pakrahasueshme me të gjitha takimet që kanë ndodhur kudo në botë mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, për vet faktin se është zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë dhe me ndërmjetësimin amerikan.

Presidenti serb më herët gjatë ditës nuk e përjashtoi mundësinë e takimit më presidentin Thaçi.

“Pres të shoh. Nuk kam temë për të. Pres të shoh se çfarë do të thonë nikoqirët tanë nëse kjo do ndodhë”, tha ai para se të shkonte në Shtëpinë e Bardhë.

Të dy presidentët ndodhen në Shtetet e Bashkuara në vizita të ndara gjatë të cilave zyrtarët amerikanë kanë kërkuar që të dyja palët të ndërmarrin veprime që sigurojnë rifillimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Zyrtarët amerikanë po i kërkojnë Kosovës që të heqë tarifat e vendosura në nëntor të vitit 2018 ndaj mallrave serbe, ndërsa Beogradit i kanë kërkuar t’i jap fund fushatës për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Brenda më pak se një muaji Shtetet e Bashkuara siguruan dy marrëveshje ndërmjet palëve për vendosjen e linjës ajrore, asaj hekurudhore dhe ndërtimin e autostradave ndërmjet të dyja vendeve.

Check Also

Brukseli paralajmëron Francën për “lirinë e mediave”

Gazetarët francezë dhe organizatat për lirinë e mediave janë duke e kundërshtuar një projektligj të …

Punonjësit me Covid-19/ Plas kaosi në aeroportin e Shanghai-t

Aeroporti më i madh ndërkombëtar i Shanghait u përfshi nga kaosi kur autoritetet urdhëruan një …

Bill Gates parashikon se kur do të përballemi me pandeminë e radhës

Bill Gates, bashkëthemeluesi i Microsoft, ka parashikuar se njerëzimi do të përballet sërish me një …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *